lifestyle

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Të lidhura

None found

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë. Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë. Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.

Rrathët e zinj të syve

Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve. Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Depresion dhe ankth

Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale. Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.

Ushqimet e shpejta nxisin çrregullimet hormonale

Njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme. Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu. Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm.

Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme. Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara./aw/

të fundit

OBRM-PDUKM: Sondazhet e munguara dhe rezultati në Bërvenicë dëshmojnë goditjen ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…

2 minutes ago

Nagip Arifi ushtron të drejtën e votës dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas përfundimit…

7 minutes ago

Berisha paralajmëron shkrirjen e “Shqiponjave” dhe RENEA-s: Nuk i njohim masat e Ramës, padrinos do t’i japim atë që meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe ndjekjen penale të…

10 minutes ago

KFOR reorganization raises questions about the future of the US presence in Kosovo

Për më shumë se dy dekada, prania e ushtarëve amerikanë në Kosovë ka qenë jo vetëm pjesë e misionit paqeruajtës…

11 minutes ago

US: Strategic dialogue with Kosovo to resume after commitments to the Serbian community are fulfilled

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë…

11 minutes ago

SDSM: Mickoski’s government rejected a 600-euro minimum wage, citizens are getting poorer

Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat nuk e ndjekin ritmin e shtrenjtimit, ndërsa barra financiare mbi familjet bëhet gjithnjë e më…

13 minutes ago