Ka shumë përfitime për shëndetin, por edhe për pamjen e jashtme!
Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin.
None found
Avokado është i pasur me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale, të cilat e bëjnë ushqimin kryesor që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor.
Më poshtë, keni 4 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:
1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.
2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.
3.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.
4.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.
Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas përfundimit…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe ndjekjen penale të…
Për më shumë se dy dekada, prania e ushtarëve amerikanë në Kosovë ka qenë jo vetëm pjesë e misionit paqeruajtës…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë…
Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat nuk e ndjekin ritmin e shtrenjtimit, ndërsa barra financiare mbi familjet bëhet gjithnjë e më…