Njerëzit e fuqishëm mbajnë role të rëndësishme falë të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se nuk marrin pjesë aktive në proces. Për t’u bërë të fuqishëm, është e nevojshme të zotëroni karakteristikat dhe të bëni veprimet e atyre që kanë autoritet dhe ndikim.
Qëndrojuni besnikë ideve tuaja | Kuptoni se çfarë dëshironi dhe mundohuni ta fitoni, edhe nëse të tjerët nuk janë dakord. Kur keni një qëllim, mos e lini atë vazhdimisht pas dore. Nëse e bëni këtë, do të duket se po kërkoni miratimin e personave të tjerë, dhe kjo do t’ju zhvlerësojë në sytë e tyre.
None found
Merrni përgjegjësitë tuaja | Kur gjërat zhvillohen për keq, mos tregoni gishtin kundër të tjerëve dhe mos e shpërdoroni kohën tuaj duke menduar për gabimet e së shkuarës. Më mirë pranoni përgjegjësitë tuaja, në mënyrë që të rregulloni gabimet e bëra dhe shfrytëzoni sa më mirë situatën e tanishme. Dështimet janë pjesë e jetës së gjithësecilit: njerëzit e fuqishëm nuk kanë frikë t’i pranojnë ato. Sekreti është t’i pranoni dhe të punoni në mënyrë që të rregulloni gjërat. Në vend që të diskutoni se i kujt ishte faji, mund të tregoni fuqinë tuaj, thjesht duke deklaruar se jeni të gatshëm të merreni me çështjen në fjalë.
Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore | Nëse nuk ndiheni në formë, nuk do të jeni në gjendje të keni një prezencë të pushtetshme. Të kujdeseni për shëndetin fizik është e thjeshtë: hani mirë, bëni aktivitet fizik për të qenë në formë dhe flini orët e nevojshme që trupi juaj të funksionojë siç duhet. Të kujdeseni për shëndetin mendor dhe emotiv mund të jetë më e vështirë, por në përgjithësi duhet të merrni kohë që të çlodheni, të bëni gjëra që për ju kanë interes dhe të kontaktoni njerëzit që i konsideroni të rëndësishëm për ju. Mos u mundoni të kërkoni pushtetin me aq shumë ngulm, sa ky proces t’ju konsumojë.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…