Çfarë janë sinuset?
Sinuset janë zgavra në skeletin e kokës, të mbushura me ajër dhe të veshura me mukus. Ato gjenden rreth zgavrës së hundës, me anë të së cilës komunikon nëpërmjet hapjeve të vogla, nëpërmjet këtyre hapjeve të vogla tek sinuset futet ajër, ndërkohë që prej tyre del sekrecioni i cili sekretohet nga mukoza që lidh zgavrën e sinusit.
None found
Kur shfaqet inflamacioni akut i sinuseve?
Sinuziti akut zakonisht fillon me ftohjet e zakonshme virale. Infeksioni viral shkakton ënjtje të mukozës së hundës dhe sinusit dhe shkakton intensifikim të sekrecionit të nazal. Në rast se kjo gjëndje zgjat dhe i bllokon hapjet e sinuseve, tek zgavrat e sinuseve mblidhet sekrecion i bollshëm dhe krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e infeksioneve bakteriale.
Çfarë e shkakton shfaqjen e sinozitit?
Bakteret të cilat janë shkaktaret më të zakonshme të shfaqjes së sinuseve akute , zakonisht vazhdojnë të qëndrojnë në mukozën e rrugëve të sipërme respiratore gjatë gjithë vitit pa shfaqur asnjë simptomë. Megjithatë, rënia e imunitetit gjatë infeksioneve virale dhe bllokimit të rrjedhjes normale të sekrecionit nga sinuset, krijon kushte të favorshme për përhapjen e tyre dhe shfaqjen e simptomave të inflamacionit akut të sinuseve.
Cilat janë simptomat e sinozitit akut?
Bllokimi nazal, shfaqja e sekrecionit të bollshëm me ngjyrë të verdhë –jeshile, ndjenja e ngopjes, rëndesë dhe dhimbje në pjesën e fytyrës dhe të ballit e cila është më e theksuar në momentin kur përkuleni me kokën poshtë, dhimbje koke dhe ngritje e temperaturës, të gjitha këto janë simptoma të sinozitit akut.
Diagnostikimi dhe trajtimi
Pamja klinike dhe kontrolli endoskopik i hundës, zakonisht mjaftojnë për diagnostikimin e infeksionit akut. Ndonjëherë është e nevojshme që të bëhen edhe ekzaminime të tjera radiologjike shtesë. Sinoziti akut mjekohet me anë të antibiotikëve, pika në hundë dhe terapi simptomatike.
Gjurmët institucionale të Serbisë në Kosovë janë fshirë në Kumanovë më 1999, është i bindur shkrimari i njohur serb Svetisllav…
Hansi Flick raportohet se ka humbur besimin te Frenkie de Jong pas vendimeve të mesfushorit holandez lidhur me Kupën e…
Ekspertët e etikës kanë publikuar një udhëzues me sjelljet që duhen shmangur në autobusë dhe trena, duke e bërë të…
Bllokada politike po vazhdon edhe pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së njëmbëdhjetë.…
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur Komisionin e Disiplinës për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në burgun…
Daniel Kinahan, i dyshuar si një prej drejtuesve të një rrjeti të fuqishëm kriminal ndërkombëtar, është ekstraduar nga Emiratet e…