Aspirina nuk rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me Koronavirus, thotë studimi më i ri.
Studimi RECOVERY përfshiu afërsisht 15,000 pacientë të shtruar midis nëntorit 2020 dhe marsit 2021, për të vlerësuar efektivitetin e aspirinës. Aspirina është një ilaç i përdorur gjerësisht për të zvogëluar mpiksjen e gjakut në sëmundje të ndryshme.
None found
Sipas ekspertëve, pacientët i infektuar me COVID-19 janë në rrezik të rritur të trombozës, me embolinë pulmonare që është ndërlikimi më i zakonshëm.
Një total prej 7,351 pacientësh u vendos që të merrnin 150 mg aspirinë një herë në ditë përkundrejt 7,541 pacientëve që merrnin trajtim rutinë për COVID-19 .
Studimi nuk tregoi që administrimi i aspirinës uli vdekshmërinë në pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në pikën përfundimtare primare të studimit që ishte vdekshmëria në ditën 28 nga fillimi i simptomave.
Rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha analizat e planifikuara të nëngrupeve të ndryshëm të pacientëve. Të pacientët të cilët kanë marrë aspirinë kishte një kohëzgjatje të reduktuar paksa e hospitalizimit.
Midis atyre që nuk ishin të mbështetur nga ventilimi mekanik në kohën e regjistrimit, nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm në përqindjen e pacientëve që iu nënshtruan intubimit ose ndërruan jetë nga sëmundja. Për çdo 1.000 pacientë që morën aspirinë, afërsisht 6 pacientë të tjerë përjetuan gjakderdhje të madhe dhe afërsisht 6 pacientë më pak kishin një ngjarje tromboembolike.
Si përfundim, studimi RECOVERY nuk tregoi një përfitim në uljen e vdekshmërisë nga administrimi i aspirinës për të parandaluar ngjarjet tromboembolike.
Një investitor anonim ka kthyer 3.4 milionë dollarë në rreth 315 milionë dollarë, falë një basti financiar mbi aksionet e…
Në vitin 2023, drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës të aleancës Five Eyes u mblodhën në Universitetin Stanford në një dalje…
Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…
Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…
BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…