Telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera digjitale përdoren gjerësisht në jetën e përditshme të fëmijëve. Megjithatë, ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve mund të ndikojë te komunikimi dhe ndërveprimi i tyre me mjedisin.
None found
Terapistja e zhvillimit Irena Danjolli shpjegon ndikimin e qëndrimit të gjatë para ekranit në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit, si dhe rastet që paraqiten në Kukës, raportoi rtsh.al, transmeton klankosova.tv.
“Është vënë re se ekranet dhe pajisjet teknologjike ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e fëmijëve, përfshirë atë gjuhësor, emocional, komunikimin dhe lojën. Shpesh hasim vështirësi zhvillimore që shkaktohen ose lidhen me përdorimin e ekraneve”, u shpreh Danjolli.
Specialistët këshillojnë konsultimin me një profesionist kur fëmija ka vështirësi të vazhdueshme në të folur, nuk ndjek udhëzime të thjeshta, nuk komunikon në përputhje me moshën ose has pengesa në përqendrim dhe ndërveprim.
“Prindërit vërejnë kryesisht se fëmija nuk përdor gjuhën e folur dhe nuk ndërvepron me të tjerët, si dhe e ka të vështirë të krijojë shoqëri. Mungesa e kontaktit me sy mund të dallohet që në moshën nëntë muajshe. Po ashtu, që në gjashtë muajsh mund të vërehet nëse fëmija nuk kthen kokën kur i thërrasin emrin”, tha terapistja.
Prindërit mund të ndihmojnë duke krijuar një rutinë të qëndrueshme, duke vendosur kufij për përdorimin e ekraneve dhe duke e përfshirë fëmijën në aktivitete të përbashkëta.
Në vend të kohës së tepërt para pajisjeve, specialistët sugjerojnë lojëra, biseda, lexim dhe veprimtari që nxisin komunikimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me fëmijën.
Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…
Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…
Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…
Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…
Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit…