Categories: shëndetësi

Specialistët: Kufizoni kohën që fëmijët kalojnë para ekraneve

Telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera digjitale janë pjesë e zakonshme e jetës së fëmijëve. Megjithatë, përdorimi i tyre për periudha të gjata mund të ndikojë te komunikimi dhe ndërveprimi i fëmijëve me mjedisin.

Terapistja e zhvillimit Irena Danjolli shpjegon pasojat që qëndrimi i zgjatur para ekraneve mund të ketë në zhvillimin e të folurit dhe të gjuhës, si dhe rastet që trajtohen në Kukës. Lajmin e bën të ditur rtsh.al, transmeton klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Danjolli thotë se teknologjia mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin gjuhësor, emocional, në komunikim dhe në lojën e fëmijëve. Sipas saj, vërehen shpesh vështirësi zhvillimore që lidhen me përdorimin e ekraneve.

Ndër shqetësimet që vënë re prindërit janë mungesa e të folurit dhe e ndërveprimit shoqëror, si dhe vështirësia për të krijuar miqësi, shprehet terapistja. Ajo përmend gjithashtu mungesën e kontaktit me sy, që mund të vihet re që në moshën nëntë muajshe, dhe mosreagimin kur fëmija thirret në emër, që mund të shfaqet që gjashtë muajsh.

Nëse fëmija ka vështirësi të vazhdueshme në të folur, nuk arrin të kuptojë udhëzime të thjeshta, nuk komunikon në përputhje me moshën ose has pengesa në përqendrim e ndërveprim, këshillohet të kërkohet mendimi i një specialisti.

Prindërit mund të ndihmojnë duke vendosur një rutinë të qëndrueshme, duke kufizuar përdorimin e ekraneve dhe duke përfshirë fëmijën në veprimtari të përbashkëta.

Specialistët sugjerojnë që kohën para pajisjeve ta zënë lojërat, bisedat, leximi dhe aktivitete të tjera që nxisin komunikimin e ndërveprimin e drejtpërdrejtë me fëmijën.

të fundit

Duka: Shqipëria bëri gjithçka për Grudën, por ai zgjodhi Gjermaninë

Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…

4 minutes ago

Pochettino për rrezikun e rënies së Unitedit: “Duhet ta pranojmë realitetin

Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…

5 minutes ago

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë plagosen

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

15 minutes ago

Rama in Bitola with students and rectors: Those who want to knock are afraid of those who throw stones, promises digital library for Albanian

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

16 minutes ago

Property accusations, case against former MP Jurgis Çyrbja dismissed, prosecution: he committed no criminal offense

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…

17 minutes ago

New government in Serbia questions agreements with Kosovo; EU: Belgrade’s commitments remain in force

Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit…

18 minutes ago