Kur temperaturat rriten gjatë verës, organizmi ka nevojë për më shumë lëngje. Përveç ujit, edhe disa ushqime mund të ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit.
None found
Frutat dhe perimet me përqindje të lartë uji plotësojnë një pjesë të lëngjeve të humbura, ndërsa njëkohësisht furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe lëndë të tjera të rëndësishme ushqyese, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Sipas ekspertëve, marrja e mjaftueshme e lëngjeve në ditët e nxehta ndikon pozitivisht në funksionimin e organizmit, ndihmon në kontrollin e temperaturës së trupit dhe ul mundësinë e lodhjes apo dehidratimit.
Kastravecat dhe domatet renditen ndër ushqimet me më shumë ujë, pasi përmbajtja e tyre e kalon 90 për qind.
Edhe shalqiri, luleshtrydhet, grejpfruti, pjepri, pjeshkët, boronicat, ananasi dhe mjedrat janë alternativa të përshtatshme për t’u konsumuar gjatë motit të ngrohtë.
Me shijen freskuese dhe sasinë e madhe të ujit, shalqiri mbetet një prej ushqimeve më të pëlqyera të verës. Luleshtrydhet dhe grejpfruti, përveçse ndihmojnë në hidratim, janë burim i vitaminave dhe antioksidantëve.
Pjepri dhe pjeshkët mund të ndihmojnë në freskimin e trupit, ndërsa ananasi dhe mjedrat sjellin lëndë ushqyese shtesë dhe ëmbëlsi natyrale.
Konsumimi i vazhdueshëm i këtyre ushqimeve mund ta lehtësojë përballimin e temperaturave të larta, të ndihmojë në ruajtjen e hidratimit optimal dhe të mbështesë energjinë gjatë ditës.
Megjithatë, ekspertët sqarojnë se këto fruta dhe perime nuk e zëvendësojnë ujin. Ato duhet të shihen si pjesë plotësuese e një diete të shëndetshme dhe si ndihmë në përballimin e vapës së verës.
Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…
Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…
Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…
Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…