Categories: lifestyleshëndetësi

Si përfundim, duhet t’i mbani apo jo reçipetat gjatë gjithë kohës?

Cili është momenti më i mirë i ditës për një grua? Ai moment kur kthehet në shtëpi dhe heq reçipetat, duke u thënë lamtumirë llastikëve që s’i lënë të marrin frymë lirshëm dhe telave aspak të rehatshme. Edhe pse na janë bërë pjesë e trupit dhe ndonjëherë as e vëmë re që i kemi veshur, të gjitha biem dakord për faktin që ndihemi më mirë pa to. Pyetja që bëjmë të gjitha është: Të ndenjurit dhe të punuarit nga shtëpia për shkak të pandemisë e cila na jep lirinë të rrimë pa to është ok apo vë në rrezik tonifikimin e dekoltesë sonë? Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për këtë çështje:

Të qëndrosh pa reçipeta, nuk të bën keq

Të lidhura

None found

Mbylljet e forta, rripat shtrëngues, telat e padurueshëm, mekanizmat lirues e shtrëngues në shpatulla, janë një torturë e vërtetë ndonjëherë. Megjithatë efekti final është shumë i dëshirueshëm, sidomos kur vishni modele sensuale dhe shumë femëore. Por çfarë ndodh nëse kur jeni në shtëpi i lini në dollap? Lucky Sekhon, endokrinolog riprodhues në Reproductive Medicine Associates në Nju Jork, mendon se mund të ndiheni të lira të mos i vishni reçipetat nëse kaloni shumë kohë në shtëpi.

Lëshimi i gjoksit është i lidhur me gjenetikën

Por ekzistojnë edhe përjashime për këtë rregull: gratë me një gjoks të gjerë dhe të rëndë do të bënin mirë t’i vishnin reçipetat edhe në shtëpi. Arsyeja? Ju japin suport duke evituar sforcimin e shpinës dhe përkeqësimin e posturës. Kush vrapon dhe bën aktivitet fizik duhet të veshë reçipeta komode të cilat mbrojnë gjoksin dhe muskujt e toraksit. Për sa i përket çështjes së gjoksit të varur, që është edhe çështja më shqetësuese dhe besohet se favorizohet nga zakoni i të mbajturit të reçipetave gjatë gjithë kohës, duhet thënë që është një mit fals. Sipas dr.Sekohn, studimet nuk kanë treguar se veshja e rregullt e reçipetave redukton varjen e gjoksit. Sipas tij, gjoksi i varur është i lidhur me gjenetikën dhe kapacitetin e muskujve dhe indeve t’i rezistojnë kalimit të kohës.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago