Categories: shëndetësi

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar, ngopin dhe ofrojnë fibra, vitaminë C dhe kalium. Megjithatë, për shkak të sheqernave natyrale që përmbajnë, disa njerëz pyesin nëse ato mund të kenë ndikim negativ te mëlçia, sidomos te personat që vuajnë nga sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike (MASLD).

Sipas gastroenterologut dhe hepatologut Dr. Qin Rao, bananet, edhe pse kanë sheqer, mund të jenë të dobishme për shëndetin e mëlçisë falë pranisë së fibrave, kaliumit dhe antioksidantëve.

Të lidhura

None found

“Fibra ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mëlçisë duke nxitur mirëmbajtjen e një peshe të shëndetshme, duke përmirësuar kontrollin e sheqerit në gjak dhe duke zvogëluar akumulimin e yndyrës në mëlçi. Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, i cili është i rëndësishëm për parandalimin e përparimit të sëmundjes së mëlçisë”, tha Dr. Rao për Parade, transmeton Klankosova.tv.

Ai thekson gjithashtu se fibrat që gjenden te bananet ndihmojnë edhe shëndetin e zorrëve, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mëlçinë. Një studim i publikuar në vitin 2023 tregoi se një regjim ushqimor i pasur me fibra mund të ulë rrezikun për MASLD.

Dr. Rao shpjegon se zorra dhe mëlçia funksionojnë në lidhje të ngushtë përmes të ashtuquajturit bosht zorrë-mëlçi. Sipas tij, gjaku që vjen nga zorra kalon drejtpërdrejt në mëlçi, çka do të thotë se substancat e krijuara në zorrë mund të ndikojnë te shëndeti i saj. Një zorrë në gjendje të mirë, shton ai, ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbështet funksionimin normal të mëlçisë.

Sipas tij, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, si bananet, ushqejnë bakteret e dobishme në zorrë dhe në këtë mënyrë i sjellin përfitime të tërthorta edhe mëlçisë. Ai nënvizon po ashtu se kaliumi mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe në reduktimin e inflamacionit, ndërsa antioksidantët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga stresi oksidativ.

Shqetësimi për sasinë e sheqerit natyral që përmbajnë bananet është i zakonshëm, por Dr. Rao vlerëson se ky sheqer nuk mund të krahasohet me atë që gjendet në pijet e ëmbla apo ushqimet e përpunuara. “Ndryshe nga pijet e ëmbla dhe ushqimet e përpunuara, bananet gjithashtu përmbajnë fibra, vitamina dhe antioksidantë që ngadalësojnë thithjen e sheqerit dhe sjellin përfitime shëndetësore”, thotë ai.

Megjithatë, studimet mbi ndikimin e frutave në shëndetin e mëlçisë nuk japin një qëndrim plotësisht të njëjtë. Një përmbledhje studimesh e vitit 2024 e lidhi një ushqyerje të pasur me fruta dhe perime me rrezik më të ulët për MASLD. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2022 zbuloi se personat me MASLD që konsumonin më shumë fruta kishin indekse më të larta të masës trupore. Kjo tregon se rëndësi ka vlerësimi i dietës në tërësi dhe jo i një ushqimi të vetëm.

“Bananet mund të jenë një shtesë e shëndetshme në një dietë miqësore me mëlçinë, por është modeli i përgjithshëm dietik që ka më shumë rëndësi. Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra të plota, bishtajore, arra dhe peshk ofron mbështetjen më të fortë për shëndetin afatgjatë të mëlçisë”, thotë Dr. Rao.

Në përmbledhje, bananet mund të përfshihen në një regjim të balancuar ushqimor, por vetëm ato nuk mjaftojnë për të zhbërë dëmet që mund të vijnë nga zakonet e pashëndetshme të të ushqyerit.

të fundit

Rreziku i ndërprerjeve të energjisë në Kosovë mbetet i pranishëm edhe këtë sezon dimëror

Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…

5 minutes ago

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…

13 minutes ago

Ministria e Financave: Regjistrimi i fletobligacioneve me interes 4.6% mbyllet më 1 dhjetor

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…

23 minutes ago

VIDEO/ Kryeministri del nga Asambleja e PS-së, studentët e presin me thirrje: Rama jep dorëheqjen

Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e  Akademisë së Arteve është pritur…

31 minutes ago

Edi Rama’s visit to Struga and Ohrid brings road closures tomorrow from 06:00 to 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

42 minutes ago

Safe City” system starts automatic penalties for illegal parking from December

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

42 minutes ago