Categories: lifestyleshëndetësi

Sa zgjat rënia e flokëve, e shkaktuar nga Covid-19

Një prej efekteve anësore që lë tek njerëzit Covid-19 është edhe rënia e flokëve, e cila për disa kthehet në problem vërtet serioz. Edhe disa muaj pas rikuperimit nga koronavirusi, shumë njerëz zbulojnë se flokët e tyre bien më shumë se zakonisht dhe kjo gjendje nuk është aspak normale.

Po kur mund të konsiderohet normale kjo rënie flokësh?

Të lidhura

None found

Rënia e përkohshme e flokëve është normale pas etheve ose sëmundjeve të tjera

Ethet janë një simptomë e zakonshme e COVID-19. Disa muaj pasi kishin ethe ose u rikuperuan nga një sëmundje, shumë njerëz vënë re rënie të ndjeshme flokësh.

Një grusht flokë mund të bien kur bëni dush ose kur lani flokët. Kjo rënie e flokëve mund të zgjasë për gjashtë deri në nëntë muaj para se të ndalet. Shumica e njerëzve atëherë shohin që flokët e tyre fillojnë të duken normalisht përsëri dhe ndalojnë së rëni.

Eluviumi telogjen shkakton rënie të dukshme të flokëve

‘Telogen effluvium’ është një gjendje ku flokët mbeten në fazën telogjene (derdhje natyrale) të ciklit të rritjes. Kjo bën që më shumë flokë të bien, ndonjëherë në masë shumë më të lartë se e zakonshmja.

Nëse keni një skuqje të lëkurës, kruarje të kokës ose djegie, mundet që të jetë diçka tjetër përveç telogen effluvium që po shkakton humbjen e flokëve, kështu që është koha të vizitoheni në një dermatolog.

Stresi mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve

Edhe nëse nuk keni zhvilluar kurrë ethe ose COVID-19, përsëri mund të shihni rënien e flokëve. Stresi emocional, gjithashtu, shkakton rënie të flokëve më shumë se zakonisht. Përsëri, rënia e flokëve fillon rreth dy ose tre muaj pasi fillon stresi.

Duke parë që flokët bien në masë dhe mund të shtojnë stresin, është e rëndësishme të përpiqeni të qetësoni veten. Vetëm kur mbaron stresi, rënia e tepërt e flokëve do të ndalet.

Shkak i rënies së flokëve janë ethet, sëmundjet ose stresi. Flokët priren të kthehen në normalitet vetë. Thjesht duhet t’i jepni kohë..

Nëse dyshoni se humbja e flokëve është shkaktuar nga diçka më shumë sesa efluviumi telogjen nga stresi ose ethet, bisedoni me një ekspert ose dermatolog.

të fundit

Blerësit e Bugatti-t janë mesatarisht 42 vjeç, ndërsa një klient ka 14 vetura të markës

Bugatti mund të lidhet me pasurinë e trashëguar, stilin e jetesës luksoze dhe koleksionistët që kanë kaluar dekada duke grumbulluar…

2 minutes ago

Ndërprerje në shërbimet online të bankave amerikane, mijëra klientë nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…

4 minutes ago

Rasti Negreira drejt vendimit pas më shumë se tre vjet e gjysmë hetimesh për Barcelonën

Pas më shumë se tre vjet e gjysmë hetimesh, çështja që tronditi futbollin spanjoll po i afrohet momentit vendimtar. Gjykatësja…

16 minutes ago

Waitz: Korrupsioni frenon zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, duhen përpjekje për kapërcimin e pengesave nga Bullgaria

Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së…

21 minutes ago

Pecakov condemns attack on 26-year-old woman in Ohrid, urges institutions to act swiftly

Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dënoi ashpër dhunën ndaj vajzës 26-vjeçare, e cila përfundoi në spital me lëndime…

29 minutes ago

Baloku comments on the arrest of former minister Haraqija and brings one of his statements back into focus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija. Në një postim, Baloku ka…

30 minutes ago