Ndryshimet klimatike po sjellin episode të të nxehtit që janë më të shpeshta, më të forta dhe zgjasin më shumë në shumë zona të globit, paralajmëron Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) vlerëson se temperaturat e larta lidhen me rreth 489.000 vdekje çdo vit, ndërsa afërsisht 175.000 prej tyre regjistrohen në rajonin evropian.
None found
Sipas të dhënave, ky bilanc është i krahasueshëm me ndikimin global të gripit, transmeton Klankosova.tv.
Specialistët nënvizojnë se sa më i ngrohtë të jetë ajri, aq më shumë lagështi mund të mbajë, konkretisht rreth 7% më shumë për çdo rritje prej 1°C, çka e vështirëson edhe më tej përballimin e vapës.
Mjeku Luka Delak nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik (HZJZ) shpjegon se ekspozimi ndaj nxehtësisë nuk paraqet të njëjtin rrezik për të gjithë, pasi kjo varet nga mosha, gjendja shëndetësore, barnat që përdoren, si edhe nga kushtet e jetesës dhe të punës.
Sipas tij, valët e të nxehtit përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin publik, sidomos për njerëzit që nuk kanë mundësi të freskohen.
Një studim i Universitetit të Ottawas nga viti 2025 ka treguar se organizmi i njeriut, në kushte të temperaturës së “termometrit të lagësht” prej 26 deri në 31°C, nuk arrin më të ftohet në mënyrë efikase. Ky nivel është dukshëm më i ulët se pragu prej 35°C që ishte supozuar më herët.
Temperatura e “termometrit të lagësht” është një tregues që bashkon temperaturën e ajrit me lagështinë dhe ka rëndësi të madhe për trupin e njeriut, pasi organizmi ftohet kryesisht përmes avullimit të djersës.
Kur lagështia në ajër është e lartë, djersa avullon më vështirë dhe kështu dobësohet një nga mekanizmat kryesorë që trupi përdor për t’u freskuar. Procesi i avullimit kërkon energji, të cilën molekulat e ujit e marrin nga lëkura, duke e ulur temperaturën e saj. Megjithatë, nëse ajri tashmë përmban shumë avuj uji, një pjesë e djersës rikthehet në pika dhe avullimi ngadalësohet.
Nga ana tjetër, ajri i thatë, sidomos nëse shoqërohet me erë, e ndihmon ndjeshëm trupin të ftohet.
Delak thekson se rreziku nga temperaturat e larta nuk përcaktohet vetëm nga shifra që tregon termometri.
“I njëjti nivel temperature mund të paraqesë rrezik të ndryshëm për shëndetin, varësisht nga lagështia e ajrit, ekspozimi në diell, era, kohëzgjatja e ekspozimit, por edhe nga fakti nëse organizmi mund të rikuperohet gjatë natës. Kur temperaturat mbeten të larta edhe pas perëndimit të diellit, trupi ka më pak kohë për t’u rikuperuar nga stresi termik i akumuluar gjatë ditës”, tha Delak.
Sherif KallakuVetëm një vit zgjati aventura e mesfushorit Sherif Kallaku te Vllaznia [...]Read More...
Mjekja Nora Goga, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se përdorimi i SPF është shumë i rëndësishëm për…
“Shqipëria ka qenë trazuar, shkak është “Revolucioni Flamingo”. Deri tani, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për më shumë…
Manchester United ka hyrë në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit të Aston Villas, Youri Tielemans.Sipas raportimeve, mesfushori belg…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se po shqyrtohen dy opsione për vendkalimin ilegal në Bit Pazar të…
Fundjavën e kaluar, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha…