Bëni një pije të rinisë, për të forcuar imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm!
Kakao është konsideruar gjithmonë si një pije e konsumuar kryesisht nga fëmijët, por pak dihet se kakao është një eliksir i rinisë dhe i shëndetit për të gjitha gjeneratat.
None found
Hulumtimet tregojnë se kakaoja nuk është vetëm një pije e shijshme që do t’ju ëmbëlsojë ose ngrohë, por edhe një ushqim i mrekullueshëm për të rritur humorin, për të forcuar imunitetin dhe për të rritur vitalitetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Qumështi i kakaos ka një efekt pozitiv në përqendrim, përmirëson kujtesën dhe qarkullimin e gjakut dhe ruan nivelet normale të kolesterinës.
Kakaoja përmban zink, një mineral që është shumë i rëndësishëm për prodhimin e proteinave dhe ruajtjen e shëndetit të mirë.
Kokrrat e kakaos përmbajnë yndyra të shëndetshme, karbohidrate, antioksidantë dhe fibra.
Prania e elementit epikatekin në kakao ndihmon trupin të luftojë proceset inflamatore, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Shumë njerëz shmangin konsumimin e kakaos sepse besojnë se ka yndyrë, por nëse e konsumoni me moderim, kakaoja mund t’ju ngop shpejt, të rregullojë oreksin tuaj dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë rrezikun e shtimit në peshë.
Receta:
Në 300 ml qumësht të ngrohtë (lope ose dhie) hidhni 1 lugë kakao pluhur, shtoni 1/2 lugë çaji kanellë dhe 1/2 lugë çaji karafil të bluar.
Masën që rezulton vendoseni në zjarr mesatar dhe lëreni të vlojë. Mund ta ëmbëlsoni pijen që rezulton me një lugë çaji mjaltë.
Rekomandohet të pihet në mëngjes, me stomakun bosh.
Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë…
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, publikoi një video të zjarrit të madh pranë fshatit Llozhan, Manastir.…
Luigi Mangione pritet të deklarohet fajtor që të premten në çështjen federale që lidhet me ndjekjen dhe vrasjen e drejtuesit…
Pas marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit, qytetarët janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë,…
Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin e tyre përgjatë bulevardit “Dëshmorët e…
Elon Musk mori në vitin 2025 një kompensim nga Tesla rreth 2.5 milionë herë më të madh se ai i…