Categories: lifestyleshëndetësi

Për të pasur një mëngjes të mirë mësoni si të keni një mbrëmje produktive

A i kaloni shpesh mbrëmjet mbështjellë në divan me një batanije komode, duke parë Neflix dhe pa kuptuar shikoni që ora ka kaluar 12 dhe ju duhet të zgjoheni për 6 orë?!

Mbrëmja është pa dyshim koha për t’u çlodhur dhe për të shpëtuar nga jeta e vrullshme e punëve tona ditore.

Të lidhura

None found

Por si do të jetë nëse i bëjmë disa gjëra të shpejta në mbrëmje, që më pas të kemi një mëngjes më të mirë?

Pasja e një rutine produktive gjatë natës mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një mëngjes energjik dhe efektiv. Kjo rutinë e mbrëmjes mund të bëhet për më pak se një orë.

Përgatituni për nesër

Një detyrë e bërë sot, është një detyrë më pak për të bërë nesër. Për shembull, ju mund t’i hekurosni në mbrëmje rrobat që do të vishni të nesërmen. Gjithashtu dhe kafen apo ushqimin që do të merrni me vete mund ta bëni në mbrëmje gjysmë gati. Do ta falenderoni veten dhe mëngjesi nuk do duket dhe aq i tëmerrshëm.

Pastroni

E keni vën re që kur zgjoheni herët dhe shikoni ‘pirgun’ me enët e palara, mëngjesi bëhet mjaft zhgënjyes. Për një zgjim paqësor, bëjeni zakon që ta sistemoni sadopak shtëpinë përpara gjumit. Duket si një rutinë bezdisëse, por ka një mënyrë të shpejtë dhe efektive se si duhet ta bëni këtë:vendosni një kohëmatëse për 10 minuta dhe filloni pastrimin me gjërat më kryesore që do doni të jenë të rregullta para mëngjesit. Do të habiteni se sa shumë mund të bëni në vetëm 10 minuta.

Kujdesi për veten

Dushi i këndshëm, kujdesi për fytyrën duhet të jenë pjesë e çdo mbëmjeje. Kujdesi për veten gjatë mbrëmjes nuk është vetëm thelbësor për higjenën dhe për pajmen tuaj, por do të fillojë të sinalizojë trurin se jeni gati për në shtrat.

Meditim

Kur flasim për një mbrëmje produktive nuk do të thotë që mos ta vini kokën në jastëk. Jepini kohë vetes për të pushuar dhe për ta përgatitur trupin për të fjetur. Provoni të ndizni një qiri dhe bëni një meditim 5 ose 10 minutësh. Përqëndrohuni në frymëmarrjen tuaj, duke larguar çdo mendim negativ të grumbulluar gjatë ditës.

Lexoni

Të gjithë e kemi dëgjuar në një moment apo në një tjetër, që përdorimi i telefonit para gjumit nuk është i shëndetshëm dhe mund t’ju bëj të vështirë gjumin. Zëvendësoni telefonin me një libër përpara se të flini. Qoftë revistë apo roman, çelësi është të hiqni telefonin nga dora.

Vendosni një orar për gjumin

Bëjeni zakon të rutinës tuaj që të flini në të njejtën orë çdo natë. Ka shumë përfitime shëndetësore që vijnë nga një orar i qëndrueshëm gjumi. Synoni të bëni të paktën 7 orë gjumë në ditë. Trupi juaj do të mësohet me këtë orar gjumi dhe dita më pas do të jetë më produktive.

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

5 hours ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

5 hours ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

5 hours ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

5 hours ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

5 hours ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

5 hours ago