Categories: botashëndetësi

“Pandemia nuk ka mbaruar”, OBSH paralajmëron: Mund të shfaqen variante më të rrezikshme të Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të enjten se variante “më të rrezikshme” të Covid-19 mund të shfaqen në të gjithë botën, duke theksuar se një ndër treguesit është dhe rritja e numrit të të infektuarve ditor në disa vende.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e OBSH së fundmi kanë deklaruar se një ndër shfaqet kryesore i rritjes së rasteve të reja me Covid në gjithë botën është shfaqja e variantit Delta.

“Pandemia nuk ka përfunduar askund,” tha komiteti i urgjencës i OBSH-së në një deklaratë.

Ndërkohë ka ngritur shqetësimin për shfaqjen e më shumë variante të reja më të rrezikshme që do të jenë më sfiduese dhe jo shumë të menaxhueshme.

Virusi është rishfaqur në vendet që besohet se kanë shmangur më të keqen e pandemisë, me Australinë e lavdëruar për strategjinë e saj të suksesshme “Covid zero” duke u përballur me një ringjallje që është rritur në pothuajse 1.000 raste në të gjithë vendin brenda një muaji.

Koronavirusi vazhdon të bëjë kërdi nga Azia në Afrikë, duke vrarë më shumë se katër milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Në Tokio tani pak më shumë se një javë larg ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së shtyrë nga virusi -autoritetet lokale regjistruan 1,308 raste të reja, numri më i lartë që nga janari.

Organizatorët konfirmuan se një atlet në Japoni dhe pesë punëtorë Olimpikë, kryesisht kontraktorë, kishin dalë pozitiv për Covid-19

të fundit

Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan pamjet me bukuritë përrallore të Shqipërisë (VIDEO)

Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të…

7 minutes ago

Tragjike në Indi: Të paktën 36 persona ndërrojnë jetë në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

Ditën e djeshme, një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi, ku të paktën…

13 minutes ago

Dushi në mëngjes apo në darkë? Cila është alternativa më mirë për shëndetin, ja çfarë thotë shkenca

Dushi është një pjesë e pandashme e rutinës për shumë njerëz, por ndarja bëhet pikërisht tek ora: a është më…

34 minutes ago

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte…

38 minutes ago

Lufta në Ukrainë/ Kievi nën sulmin e raketave dhe dronëve rusë, raportohet për shtatë të plagosur (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kievi u sulmua rëndë  me vëzhgues të pavarur që e kanë cilësuar…

49 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.5…

1 hour ago