Hormonet kanë një rëndësi të madhe për shëndetin, prandaj duhet të bëni kujdes me shenjat paralajmëruese.
Çdo gjë që ndodh në trupin tonë është rezultat i veprimit të hormoneve.
None found
Estrogjeni është hormoni femëror më i rëndësishëm në trupin e gruas, i lidhur drejtpërdrejt me rregullsinë e ciklit menstrual, fertilitetit (pjellorisë), gjendjes emocionale, peshës, aktivitetit metabolik etj.
Çdo ndryshim i mundshëm i tij refektohet menjëherë në gjendjen psiko-fizike në trupin tonë.
Bark i fryrë:
Të gjithë ne kemi vuajtur në një moment të caktuar nga fryrja e barkut.
Kjo ndjesi e mundimshme zhvillohet zakonisht kur e keni stomakun plot me ushqime, lëngje ose gazra.
Trupi po përpiqet të paralajmërojë se nuk po e tresni ushqimin si duhet ose keni alergji ndaj ushqimeve ose intolerancë, si ndaj laktozës, grurit etj.
Shkaqe të tjera të fryrjes së barkut mund të jenë: çrregullimet hormonale, kandida, kapsllëku, stresi, sindroma e zorrës së irrituar etj.
Inflamim i lëkurës dhe shfaqje të akneve:
Shkaqet e inflamacionit të lëkurës dhe akneve variojnë nga një person në tjetrin.
Testosteroni është hormoni që nxit më shumë shfaqjen e akneve, prandaj ato janë më problem për meshkujt dhe adoleshentët në veçanti.
Gratë gjithashtu zhvillojnë akne rreth 1 javë para ciklit menstrual për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit.
Nëpërmjet shfaqjes së akneve, trupi mund t’ju paralajmërojë për një problem të fshehtë hormonal ose me sistemin tretës.
Dieta e varfër, stresi dhe alergjitë janë disa shkaqe të tjera të zhvillimit të akneve.
Shtresë e bardhë në gjuhë:
Një shtresë e hollë, e bardhë, në gjuhë mund të paralajmërojë për një problem me sistemin tretës, mungesë të hekurit ose vitaminës B, ndoshta edhe diabet.
Në rastin e mungesës së hekurit dhe vitaminës B, ka shumë mundësi që të ndiheni vazhdimisht të lodhur.
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…
Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…
Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…
Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…