lifestyle

Simptomat e para për të cilat u ankuan pacientët me sëmundjen vdekjeprurës

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po po mposhtin kancerin për shkak se shkenca avancon dhe sëmundja është bërë më e trajtueshme. Por kanceri i pankreasit mbetet një ndër llojet më të ashpra të sëmundjes që shkakton vdekshmëri të lartë.

Ky është një kancer i rrallë që prek 13 nga 100.000 njerëz, por për fat të keq ka një nga normat më të larta të sëmundshmërisë nga të gjithë kanceret për faktin se kur diagnostikohet zakonisht është i avancuar ose metastatik.Megjithatë ka disa simptoma që të sëmurët me kancerin e pankreasit i raportuan në fazat e hershme të sëmundjes.

Të lidhura

None found

Ja cilat janë ato:

Lodhje e fortë që nuk ndalet
Probleme me të ushqyerit
Ndryshimet në peshë
Ndryshimet në zakonet e zorrëve ose fshikëzës
Gjakderdhje ose mavijosje e pazakontë
Të përziera ose të vjella
Ndryshimet në lëkurë
Kollë e vazhdueshme ose dhimbje gjoksi

Kanceri i pankreasit ndodh kur qelizat normale të pankreasit shndërrohen në qeliza jonormale dhe rriten jashtë kontrollit. Pankreasi prodhon hormone dhe lëngje që ndihmojnë trupin të tresë ushqimin dhe të dhënat tregojnë se ai është shkaku i katërt kryesor i vdekjeve në SHBA.

Pankreasi lëshon enzima që ndihmojnë tretjen dhe prodhon hormone që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak. Mund të shfaqen disa lloje rritjesh në pankreas, duke përfshirë tumoret kanceroze dhe jo kanceroze. Lloji më i zakonshëm i kancerit që formohet në pankreas fillon në qelizat që ndërtojnë kanalet që bartin enzimat tretëse nga pankreasi (adenokarcinoma duktale e pankreasit).

Faktorët e rrezikut përfshijnë abuzimin me duhanin dhe alkoolin te pacientët që vuajnë nga pankreatiti kronik ose inflamacioni i pankreasit i shkaktuar nga përdorimi i alkoolit ose gurët në tëmth.

Një studim i madh zbuloi se kombinimi i pirjes së duhanit, diabetit afatgjatë dhe një diete të varfër, rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit mbi rrezikun e secilit prej këtyre faktorëve ndaras.

Kanceri i pankreasit është shumë i vështirë për t’u zbuluar sepse është një organ i vogël i vendosur thellë në bark dhe fshihet pas organeve të tjera. Fatkeqësisht, kur shfaqen simptoma të tilla si shqetësimi i barkut, kanceri zakonisht është i avancuar ose metastatik. Nuk ka udhëzime të qarta për ekzaminim për kancerin e pankreasit në krahasim me kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

3 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

4 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

4 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

4 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

4 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

4 hours ago