Categories: lifestyleshëndetësi

Lodhje apo goditje nga dielli? Shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni ndryshimin

Gjatë ditëve me mot të nxehtë, për shkak të ekspozimit ndaj diellit, rritet rreziku i goditjes nnga dielli dhe lodhjes nga dielli, dy gjendje mjekësore të dallueshme nga njëra-tjetra.

Simptomat

Të lidhura

None found

Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– lodhje e përgjithshme
– djersë të vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët të mundshëm
– lëkurë e zbehtë

Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

Shkaqet

Shkaku kryesor i këtyre problemeve është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Nëse bëni stërvitje të tepërt ose punoni fuqishëm në mot të nxehtë ose në një dhomë të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

Shkaqe të tjera përfshijnë:

– dehidratim
– veshje të papërshtatshme
– konsumim i alkoolit

Faktorët e rrezikut

1. Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
2. Ilaçe me recetë
3. Mbipesha
4. Ndryshime të papritura të temperaturës

Trajtimi

Nëse filloni të përjetoni simptoma si më psipër, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar.

Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

të fundit

Arrihet pakti PD-PS për rregulloren e Kuvendit, çfarë u vendos në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren e Kuvendit, ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores. Mbledhja përfundoi pak momente më parë,…

10 minutes ago

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit, ish-ministri ulet bashkë me avokatin në gjykatë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore. Në seancën e kësaj…

36 minutes ago

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Këtë të enjte, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi u regjistrua në Shkodër. Sipas informacioneve policore, një 50-vjeçar…

56 minutes ago

Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari në Tiranë.…

2 hours ago

Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet për një viktimë, pamje nga vendi i ngjarjes

Këtë të enjte, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi është regjistruar në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një 50-vjeçar…

2 hours ago

Ishte futur në ‘listën e zezë’, SHBA heq sanksionet ndaj Francesca Albanese

Shtetet e Bashkuara, kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara.…

2 hours ago