lifestyle

Jeni të lodhur apo jeni goditur nga dielli? Si ta kuptoni

Temperaturat e larta janë të pandashme tani gjatë sezonit veror dhe për shkak të ngrohjes globale, valët e të nxehtit janë bërë edhe më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Thënë kjo, për shkak të ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta, rritet rreziku i goditjeve nga dielli, të cilat mund të ngatërrohet me lodhjen nga diellit.

Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

Të lidhura

None found

Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– lodhje e përgjithshme
– djersë të vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët
– lëkurë e zbehtë

Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

Shkaqet

Shkaku kryesor është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Në mot të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

Shkaqe të tjera përfshijnë:

– dehidratim
– veshje të papërshtatshme
– konsumim i alkoolit

Faktorët e rrezikut

Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
2. Ilaçe me recetë
3. Mbipesha
4. Ndryshime të papritura të temperaturës

Si duhet të veproni?

Nëse filloni të përjetoni simptomat e mësipërme, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar. Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

2 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

2 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

2 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

3 hours ago