Plakja e lëkurës dhe e qelizave ndikohet dhe përshpejtohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja, të gjitha luajnë një rol në procesin e plakjes. Disa organe të trupit tuaj, të tilla si zemra dhe truri, rigjenerohen më shpejt, ndërkohë lëkura është organi që e reflekton më shumë plakjen duke qenë se përballet dhe me agjentët e jashtëm.
Ndonëse nuk ka një burim shkencor të rinisë, ju mund të ndihmoni në ngadalësimin e procesit të plakjes duke bërë disa zgjedhje të zgjuara dhe duke ndryshuar paksa stilin e jetës. Por jo të gjitha pjesët e trupit tuaj plaken me të njëjtën shpejtësi, ndaj për disa zona të caktuara kujdesi duhet të jetë më i lartë.
None found
Në studimin e botuar nga shkencëtari Steve Horvath në Genome Biology, ku ai shikoi 14,000 mostra të ndryshme, u zbulua se “indi i zonës së gjinjve është rreth 2-3 vjet më i vjetër, në krahasim me pjesën tjetër të trupit të një gruaje.
Ekspertët dhe dermatologët sugjerojnë përdorimin e kremit me faktor mbrojtës sa herë ekspozoni dekoltenë në diell.
Në një moshë të caktuar dhe me kalimin e kohës, lëkura juaj e hollë e qepallave ka tendencë të humbasë elasticitetin e saj natyral. Rezultati është qepalla dukshëm të rëna dhe me një ngjyrë paksa më të errët se lëkura, duke i dhënë çehres sonë një pamje të lodhur dhe të trishtuar.
Si ta parandaloni atë:
Për ta parandaluar këtë, përpiquni të flini të paktën 7 orë në ditë, zvogëloni marrjen e kripës në dietën tuaj dhe pini shumë ujë gjatë ditës.
Kjo pjesë e trupit është më së shumti e ekspozuar ndaj një sërë faktorësh të jashtëm që mund të shkaktojnë humbje të elasticitetit, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj formave të hershme të plakjes.
Lëkura në zonën tuaj të qafës është më e hollë se fytyra juaj. Prandaj, qafa mund të duket lehtësisht shumë më e plakur në krahasim me gjithçka tjetër. Për të parandaluar këtë, rekomandohet përdorimi i produkteve me retinol dhe peptide, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të kolagjenit.
Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar videoklipin e këngës “Dai Dai”, i cili është himni zyrtar i Kupës së Botës…
Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është…
Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga…
Pep Guardiola po largohet nga Manchester City dhe argumenti më popullor del edhe një herë në sipërfaqje. Sa ka shpenzuar…
Evropa donte të ndërtonte së bashku një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme. Në vend të kësaj, projekti më i…
Pjesëmarrja në Kupën e Botës i mori jetën mbrojtësit të Bashkimit Sovjetik, Eduard Dubinski. Historia tragjike e tij nis në…