shëndetësi

Këto janë arsyet pse duhet të hani dy kivi në ditë

Përmbajnë vitaminë C, ndihmojnë metabolizmin dhe tretjen. Kivi dhe dobitë e tij janë vënë në qendër të International Symposium on Kiwifruit and Health, takim i rëndësishëm që mbahet në Tauranga, të Zelandës së Re dhe i promovuar nga Riddet Institute.

Për herë të parë, rreth 200 ekspertë të ushqimit nga e gjithë bota u mblodhën bashkë për të diskutuar për rolin e kivit në dietën tonë të përditshme, duke prezantuar studimet më të fundit, disa prej të cilave janë ende në fazë zhvillimi dhe për dobitë që ka ky frut në shëndetin e njeriut.

Të lidhura

None found

Rezultatet e dala nga takimi konfirmojnë rolin e kivit në rregullimin e sheqerit në gjak, përmirësimin e funksionit tretës, forcimin e imunitetit, falë përqendrimit të vitaminës C në tul.

“Jemi entuziastë nga rezultatet e simpoziumit, të cilat konfirmojnë studimet shkencore, se ata që konsumojnë rregullisht kivi janë më të shëndetshëm”, tha Juliet Ansell, e Innovation Leader for Health and Nutrition.

Rreth 30% e popullsisë botërore është e prekur nga së paku një nga çrregullimet gastrointestinale funksionale, si zorra e trashë e acaruar apo kapsllëku, shkruan noa.al. Gjithsesi një stil jete korrekt dhe përdorimi i rregullt i kivit ndihmon shumë, madje kivi shërben si zgjidhje natyrale për ata që kanë probleme me daljen jashtë, për shkak të vetive laksative që përmban. Mbi bazën e këtyre konkluzioneve, Richard Gearry, i Universitetit të Otago në Zelandën e Re, prezantoi rezultatet e një studimi klinik multicentrik, mbi efektet e kivit në funksionet tretëse.

Synimi ishte për të treguar efikasitetin e frutit si lehtësim për personat që vuajnë nga kapsllëku dhe problemet me zorrën e trashë.

Rezultatet treguan se ngrënia e dy kivi në ditë, përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme funksionin tretës dhe mbi të gjitha nuk shkaktojnë diarre. Gjatë International Symposium, u konsiderua dhe impakti glicemik i kivit, duke treguar se konsumi i rregullt i kivit ndihmon ata që kanë probleme me diabetin.

Kivi përmban polisakaride jo të tretshme dhe elementë të tjerë, përfshi polifenolet, yndyra, acide organike, proteina, vitamina dhe minerale që mund të përmirësojnë ekologjinë mikrobike të aparatit tretës.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

40 minutes ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

40 minutes ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

2 hours ago