Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se nga 16 prill deri më 22 qershor 2026, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 40 raste me fruth.
Në raportimin zyrtar të IKShPK-së, Ferizaj kryeson me 11 raste, ndërsa Prishtina ka 9. Kaçaniku numëron 6 raste, Fushë-Kosova 3, kurse Lipjani, Vushtrria, Shtime dhe Obiliqi kanë nga 2 raste secila. Nga një rast është evidentuar edhe në Gjilan, Drenas dhe Deçan.
None found
Instituti u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të drejtohen pa vonesë në institucionet shëndetësore nëse paraqesin shenja të dyshimta, si temperaturë të lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë dhe konjuktivit.
“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK./Klankosova.tv
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…