Categories: lifestyleshëndetësi

“Gishti i Covid”, studiuesit po flasin për një simptomë jo të zakontë të virusit

Shkencëtarët besojnë se ata mund të shpjegojnë pse disa njerëz që infektohen me Covid, zhvillojnë disa anomali në lëkurë, në pjesën e gishtërinjëve.

E kanë cilësuar si ‘Gishti i Covid’, i cili është një tjetër efekt anësor, që sipas ekpertëve ndodhë në raste të rralla.

Studiuesit thonë se ata kanë identifikuar pjesët e sistemit imunitar që duket se janë të përfshira.

Gjetjet, në British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë me trajtimet për të lehtësuar simptomat.

Çfarë është ‘Gishti i Covid’?

Mund të ndodhë në çdo moshë, por prek fëmijët dhe adoleshentët më shpesh.

Për disa është pa dhimbje, por ndonjëherë skuqja e lëkurës mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe të shkaktojë kruajtje, si dhe flluska apo ënjtje.

Pse ndodh?

Këto gjetje të fundit të studimit, të bazuara në testet e gjakut dhe lëkurës, sugjerojnë se dy pjesë të sistemit imunitar mund të jenë në lojë.

Të dy përfshijnë mekanizma që trupi përdor për të luftuar koronavirusin.

Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1, dhe tjetri është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin pushtues.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet do të ndihmojnë pacientët dhe mjekët të kuptojnë më mirë gjendjen.

Dr. Veronique Bataille, një dermatologe konsulente dhe zëdhënëse për Fondacionin Britanik të Lëkurës, tha se kjo simptomë u shfaq shumë shpesh gjatë fazës së hershme të pandemisë, por ka qenë më pak i zakonshëm në valën aktuale të variantit Delta.

Kjo mund të jetë për shkak të vaksinimit të më shumë njerëzve ose mbrojtjes kundër Covid nga infeksionet e kaluara.

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

6 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

7 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

7 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

7 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

7 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

7 hours ago