shëndetësi

Flokët në dimër “po u nxinë jetën”? 4 këshilla të vlefshme kundër elektrizimit dhe yndyrosjes

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i bëjnë flokët të ashpër dhe të duken të pajetë. Prandaj duhet treguar një kujdes i madh për ta edhe gjatë stinës së ftohtë. Në sezonin e dimrit, flokët tanë testohen nga temperaturat nën zero dhe elektrizimi i vazhdueshëm, i cili është mjaft problematik për t’u hequr qafe.

1. Vendosja e kapeleve e ruan flokun nga i ftohti dhe era, por askush nuk e pëlqen qëndrimin e flokëve në formën e kapelës. Në mënyrë që të evitosh këtë efekt mund ti mbledhësh flokët me shall mëndafshi – që  mos  të dëmtohet floku dhe mos të elektrizohet. Në këtë mënyrë minimizon edhe dëmtimin e flokëve nga fërkimi me kapelën.

2. Me shumë rëndësi gjatë dimrit është që ti aplikosh zbutës për flokët rregullisht dhe madje të përdorësh edhe maska intensive. Për hidratim të thellë shpëlaji flokët me ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë flokët do të kenë edhe më shumë shkëlqim.

3. Zgjidhja më e mirë për majat e flokëve është përdorimi i produkteve të përshtatshme për sezonin si p.sh: serum për flokët  ose vaj për majat e thata, të cilat do të reduktojnë dukshëm pamjen e majave të thata. Prerjet e majave të kryera rregullisht çdo 6 ose 10 javë (në varësi edhe të gjatësisë së flokut) janë një mënyrë shumë efikase për të ruajtur gjëndjen e mire të flokut.

4. Dimri gjithashtu e acaron lëkurën e skalpit dhe e dehidraton atë dhe po të shtojmë lagështinë që ka ajri me shumë gjasa floku do të filloj të shfaq zbokth. Përdor produktet e duhura për të mposhtur problemin. Mund të zgjedhësh të përdorësh  alternativa totalisht natyrale për të luftuar fenomenin: apliko lëng limoni mbi skalp dhe shpërndajeni në të gjithë sipërfaqen, më pas masazhojeni lëkurën me vaj ulliri, duhen 2 lugë caji vaj ullliri të ngrohtë. Masazhin bëjeni të ngadaltë dhe përdorni mollëzat e gishtave.  Ky lloj masazhi do ta ndihmoj flokun që të ketë më tepër shkëlqim dhe do të largoj zbokthin.

të fundit

Horoskopi 20 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift kësaj here do jete shume me e mire dhe do kënaqeni pa fund. Kënaqësitë dhe emocionet…

5 hours ago

Planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA, vritet një militant i IS-it

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist,…

6 hours ago

Paditi New York Times për shpifje, gjykata rrëzon Donald Trump!

Gjykata federale në Tampa të Floridas ka hedhur poshtë padinë e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj gazetës The New York…

6 hours ago

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili…

6 hours ago

Gazment Bardhi: Fjalimin e Diellës e kishte shkruar Rama, e ktheu Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ka folur…

7 hours ago

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet…

7 hours ago