Categories: lifestyleshëndetësi

E vërteta e efektivitetit të vitaminës D kundër koronavirusit

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përfshirë botën, keqinformimi gjithashtu ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kësaj kohe. Ndonjëherë keqinformimi mund të zhvillohet edhe rreth ideve që kanë pak të vërtetë brenda. Ky është lloji më i vështirë për t’u trajtuar.

Pse vitamina D?

Të lidhura

None found

Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D, të gjitha janë duke u studiuar. Të sugjerosh trajtimin e virusit me vitaminë D dhe të gjesh që nuk ka studime të mëtejshme që e provojnë këtë, është e gjitha pjesë e një procesi normal shkencor. Por hulumtimet në Internet mund të dalin jashtë konteksti. Dhe konfuzioni që krijon mund të shfrytëzohet nga njerëzit që promovojnë teoritë konspirative. Megjithatë, ekziston një logjike pse vitamina D mund të jetë e dobishme për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

Vitamina D luan një rol në imunitetin dhe është e rekomanduar të merret si shtesë gjatë dimrit, ndërsa tek ata që kanë mungesë, gjatë gjithë vitit. Deri më tani, asnjë hulumtim nuk ka treguar asnjë efekt mjaft bindës për të mbështetur doza më të larta për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen.

A duhet të merrni vitamina D?

Marrja e saj u mor si një këshillë në Internet. Megjithatë disa kanë shkuar me më tej, duke thënë nëpër forumeve se qeveritë mezi përmendin efektivitetin e vitaminës D, dhe në vend të saj po përqendrohen te vaksina.

Çfarë thonë studimet?

Shumë studime kanë treguar një lidhje midis rezultateve të vitaminës D dhe Covid, por provat janë kryesisht vëzhguese, që do të thotë se shikon se çfarë ndodh me njerëzit me nivele më të larta dhe të ulëta të vitaminës D pa kontrolluar për faktorë të tjerë, informon abcnews.al.

Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të kenë mungesa të vitaminës D dhe të preken nga Covid. Kryesish të moshuarit, ata mbipeshë dhe njerëz me lëkurë të errët. Mund të jetë mungesa e vitaminës ajo që nikon, por gjithashtu mund të jetë edhe për shkak të kushteve shëndetësore dhe mjedisore që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj virusit.

Cili është dëmi?

Kur gjetjet përputhen me pikëpamjet botërore të njerëzve, si për shembull, se “gjërat natyrore nuk dëmtojnë shëndetin”, kjo i bën ata më shumë të ngjarë të ndahen, shpjegoi Prof Sander Van der Linden, një psikolog social në Universitetin e Kembrixhit. Bota në internet është e mbushur me njerëz që janë ideologjikisht kundër vaksinës. Llogaritë anti-vax janë të lidhura me tema të tjera, si feja, mjekësia bimore dhe alternative, komuniteti natyror etj. Kjo do të thotë që ata mund të ndajnë tema dhe të kryqëzohen me njerëzit në interesin e atyre komuniteteve duke përhapur mesazhe të tilla si për shembull; “ju nuk keni nevojë për vaksinë, mund të merrni vitaminë D”. Vitamina D është relativisht e sigurt, megjithëse doza të larta mund të çojnë në gurë në veshka, kështu që mund të mos duket se është më e dëmshme e keqinformimit. Rreziku, shpjegon Prof Van der Linden, është kur njerëzit sugjerojnë që suplementi është një kurë mrekulli dhe duhet të zëvendësohet me vaksinat, maskat dhe distancimet shoqërore./Rachel Schraer – BBC

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

4 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

4 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

4 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

4 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

4 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

5 hours ago