Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak, parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.
Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
None found
Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten: 4 limonë, 4 thelpinj hudhër, 3 litra ujë të zier.
Përgatitja: Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini në gjysmë. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla. Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanoza qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanoza në frigorifer.
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysmë ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…
Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…