lifestyle

Më mirë ta parandaloni se ta kuroni, kjo kurë natyrale me 2 përbërës do t’ju shpëtojë nga shumë sëmundje

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.

Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon

Të lidhura

None found

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm.
Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.

Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm.
Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.
Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira.

Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kura me hudhër me limon duhet përdorur në këto raste:

Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:
Mbipesha,ishemia, sinoziti,sëm undjet e rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjet e kokës, artriti, reumatizma, gastriti, problemet me shikimin dhe dëgjimin dhe anemia.

Përbërësit:

Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:
4 limonë
4 thelpinj hudhër
3 litra ujë të zier
Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:
Qëroni hudhrat dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla.
Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni:

Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysmë ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë.
Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me shenja si se krecione ose dhimbje koke. Këto shenja janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

të fundit

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

3 minutes ago

Crowd of protesters outside Parliament, activist Vatnikaj: MPs protect oligarchs, not the people

Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…

9 minutes ago

By 2035 Morocco aims to produce 40% of needed military equipment domestically and commits $400 million for the defense industry

Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…

10 minutes ago

Shehaj rushes to hospital and denounces pressure from Police Station No. 1 on the 23-year-old who recounted the violence

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

10 minutes ago

2027 draft budget reaches 10 billion euros, Koçiu: We aim for a European Albania with more security for families

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…

10 minutes ago

Hajrulla Çeku consults with Gjilan students on Education Strategy 2035+

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…

11 minutes ago