shëndetësi

Doktorët e “dritës së syve”, vetëm në Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3

Dy mjekë oftalmologë që frymëzojnë me punën, eksperiencën dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e rasteve të komplikuara. Të tillë janë kirurgët indianë të syve, Dr.Zenat Shah dhe Dr.Ranojit Basu, pjesë e ekipit profesionist të “Universal Eye Hospital” të drejtuar nga Dr.Shk.Nadon Qafa, në Spitalin Amerikan 3.

E diplomuar në okulistikë në vitin 2007, me një eksperiencë mbi 16 vjeçare në kirurgjinë okulistike, Dr. Zenat Shah ia ka dalë të jetë një model suksesi dhe të vlerësohet me disa çmime.

Të lidhura

None found

Dr.Shah ka kryer me sukses mbi 3500 ndërhyrje të retinës, mes tyre edhe raste shumë të komplikuara, të cilat kanë rënë në sy të ekspertëve të fushës.

Dr.Shah është e specializuar në kirurgjinë e retinës, traumave të rënda të syve, kirurgjinë me lazer, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të retinës dhe nervit optik, si dhe në menaxhimin e rasteve komplekse të uveitit, etj.

Rastet e vështira që ka zgjidhur i kanë hapur Dr.Shah dyert e VRSI (Vitreo Retina Surgeon in India), një strukturë që trajton rastet më të komplikuara të kirurgjisë okulistike si dhe të shoqatës analoge në USA (ASRS).

Nga ana tjetër, Dr.Ranojit Basu është një profesionist i dedikuar, shumë i qetë dhe i sigurt në punën e tij, falë ekperiencës mbi 20 vjeçare.

I specializuar në SHBA në fushën e Oftalmologjisë pediatrike, Glaukomës dhe kirurgjinë e Kataraktës, Dr.Basu e ka ushtruar profesionin në vende të ndryshme të botës. Tashmë në Shqipëri, ai sjell përvojën e tij të çmuar për ti dhënë edhe me shumë vlera dhe cilësi okulistikës në vendin tonë.

Eksperienca dhe formimi akademik i Dr.Basu mbulon sektorë të rëndësishëm të okulistikës si: Oftalmologji e përgjithshme dhe pediatrike, kirurgjia e Strabizmit (shtrembërimit të syve), trajtimi i sëmundjeve të retinës, Kirurgjia e Kataraktit, Diagnoza dhe kirurgjia e Glaukomës, Kirurgjia Refraktive, Traumat e syve, etj.

Tashmë Dr. Shah dhe Dr.Basu janë vlerë e shtuar e stafit të ekspertëve të Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3, për të trajtuar dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të syve tuaj çdo ditë.

të fundit

Partizani B emëron trajnerin e ri, ish-tekniku i Erzenit që siguroi qëndrimin në Superiore merr drejtimin

PartizaniAlfred Deliallisi do të jetë trajneri i ri i Partizanit B [...]Read More...

4 minutes ago

Argjentina thyen traditën: Publikon letrën private të Infantinos me vlerësime për “Albicelesten”

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka vendosur të bëjë publike një letër që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i dërgoi…

6 minutes ago

Zulfiqar Zejnulla merr postin e ministrit pa resor, mbyllet riformësimi i kabinetit qeveritar

Kryeministri Hristijan Mickoski ka përmbyllur sot rikonstruktimin e paralajmëruar të Qeverisë. Kuvendi zgjodhi Zulfiqar Zejnullën, kryetar i Partisë Demokratike të…

7 minutes ago

Lamtumirë ambasadorit suedez, Konjufca vlerëson kontributin e tij për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim…

7 minutes ago

Bushati i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ka ndërhyrje iraniane në protesta, Shqipëria është e vendosur në krah të SHBA-së, lëvizja popullore do të formësojë fatin e kombit

The Atlantic Revista prestigjioze amerikane The Atlantic i ka bërë jehonë protestave masive për dorëheqjen e Edi Ramës. Media shkruan…

9 minutes ago

Akuzohet për organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë 36-vjeçarin Juljan Kollçaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Sipas…

16 minutes ago