Depresioni shkaktohet nga disa faktorë. Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.
Lidhja mes trurit dhe stomakut është shumë e fortë dhe ndikimi po aq i madh, shkruan lajmi.net.
None found
Kur vjen çështja tek depresioni, trajtimet me barna konsiderohen një zgjidhje optimale, por kjo nuk e zhbën rëndësinë e ushqimeve, sidomos atyre që na rikthejnë gazin e harenë.
Disa ushqime të caktuara kanë tendencën të nxisin prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat njihen ndryshe si hormonet e lumturisë.
Reklamë
Shkaktarët e depresionit
Depresioni shkaktohet nga disa faktorë. Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.
Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm. Një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin.
Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit. Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.
Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru. Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.
Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.
Produktet e mëposhtme ju ngrejnë humorin dhe zbusin simptomat e këtij çrregullimi mendor
Vitamina C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti.
Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin.
Acidi folik
Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës.
Tritpofani
Kemi të bëjmë me një amino acid të dobishëm i cili ofron një qetësim natyral të trurit dhe ndihmon në prodhimin e serotoninës.
Acidet yndyrore Omega-3
Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit.
Mineralet
Mineralet si kalçiumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë.
Kaliumi
Ky mineral është i dobishëm sepse qetëson sistemin nervor, e bën njeriun më pak të acaruar dhe Lufton depresionin.
Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avocado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota.
Ju duhet të shmangni ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe ato të pasura me kripë apo sheqer.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…