lifestyle

Dhimbja pa shkak e muskujve, sëmundja që shkakton edhe depresionin

Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje pa shkak të muskujve që ju shpërndahet në gjithë trupin?

Këto spazma të papritura të muskujve megjithëse të vështira për t’u diagnostikuar mund të fshehin pas probleme të vërteta shëndetësore.

Të lidhura

None found

Fibromialgjia quhet sëmundja që shkakton dhimbje pa ndonjë shkak të caktuar dhe prek moshat mbi 40 vjeç.

Kjo sëmundje mund të provokojë dhimbje të vazhdueshme deri në 3 muaj.
Duke ndikuar drejtpërdrejtë jetën e përditshme të personave që vuajnë prej saj duke çuar deri në depresion.

Shfaqet duke manifestuar dhimbje muskujsh dhe kockash që shpërndahet në të gjithë trupin.
Për personat e prekur dhimbja rritet në zonën e qafës, shpatullave dhe kryesisht në zona ku ndodhen ligamentet e trupit.

Fibromialgjia dhe depresioni

Për shkak të dhimbjeve të mëdha dhe të vazhdueshme që kjo sëmundje shkakton mund të çojë në pagjumësi për ditë me radhë.

Ky është një ndër shkaqet kryesore që kontribuon në rritjen e stresit dhe ankthit.

Mjekët thonë se ka një lidhje konkrete mes fibromialgjisë dhe sëmundjeve mendore si ankthi apo çregullimeve të tjera sikurse është depresioni.

Më shumë se 60% e pacientëve të prekur nga dhimbja kronike e muskujve kanë edhe shenja depresioni. Ky pohim i mjekëve është i vërtetë përgjithësisht për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme të muskujve.

Shenjat e depresionit varen në varësi të avancimit të sëmundjes dhe kohës që vepron mbi trup. Dy faktorë kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e depresionit janë dhimbjae muskujve dhe dhimbja e kokës.

Simptomat e fibromialgjis

Siç thamë edhe më lart dhimbjet që lidhen me këtë sëmundje janë të vazhdueshme dhe të forta.

Disa nga simptomat më të zakonshme që fibromialgjia shkakton i gjeni të listuara si më poshtë

Dhimbje e përgjithshme e trupit, probleme me gjumin, dhimbje koke, lodhje, ankth, ndjesi fryrje në duar, vështirësi në lëvizje.

Përjetimi i të gjithë këtyre simptomave njëherësh dhe për periudha të gjata është shkaku kryesor i prekjes edhe nga depresioni.

Kush preket nga fibromialgjia

Femrat dhe personat me sëmundje të kockave si artriti janë më të rrezikuar për tu prekur nga kjo sëmundje.

Kjo për shkak të brishtësisë së kockave dhe muskujve.

Gjithashtu ndikojnë shumë edhe lëvizjet e shpeshta të hormoneve që ndodhin zakonisht tek femrat.

Pse shfaqet fibromialgji

Kjo sëmundje shfaqet zakonisht pas një stresi fizik, emocional apo pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Në disa raste mund të shfaqet edhe pa ndonjë nxitje të jashtme, por përkeqësohet nga stresi i vazhdueshëm.

Gjenetika është një faktor tjetër që ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje si pasojë e ndonjë mutacioni gjenetik.

Si kurohet fibromialgji

Megjithëse nuk ka ende një kurë përfundimtare për këtë sëmundje mjekët rekomandojnë gjithnjë mbajtjen nën kontroll të saj.

Mund të lehtësoni dhimbjen dhe t’a mbani atë nën kontroll me anë të ilaçeve dhe kurave të ndryshme duke u këshilluar me mjekun tuaj.

Përveç kurave, rekomandohen ndryshime në stilin e jetesës ku përfshihen aktivitetet fizike si noti, aerobia apo ushqyerja e shëndetshme.

të fundit

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

39 minutes ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

39 minutes ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

2 hours ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

2 hours ago

Saveski confirms investigations into senior officials currently in office

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

2 hours ago