Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën.
Njihet si Rh nul dhe u gjet në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi genetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla. Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ.
None found
Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut. Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të.
Kjo iniciativë ka edhe vështirësistë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vendë kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë. Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë. Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë.
Gjaku B+ është më i lartë në Arabinë Saudite me 33 %, Indi me 31 %, Japonia 20 % ose Taivani me 24 %. 0-, dhuruesi universal, ka një prezencë të rëndësishme në Europë me 6 % në Francë dhe Gjermani, me 7 % në Itali dhe me 9 % në Spanjë, ndërsa në Azi është më i rrallë, India me 2% dhe Japonia me 0,15 %./Bota.al/
Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhje, me fokus buxhetin për vitin 2027, reformën në…
"Maqedonia e Veriut tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm në disa fusha, veçanërisht në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e…
Kosova ka nisur një proces të ri për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të…
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati ku u vra Selami Hasani, ngjarje e ndodhur një ditë më…
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…