lifestyle

Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë gjasa të pësojnë humbje kujtese

Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga humbja e kujtesës me kalimin e moshës. Lloji relativisht i pazakontë i gjakut, që gjendet tek rreth 4 për qind të njerëzve, po lidhet tani me problemet e kujtesës dhe të menduarit me kalimin e moshës. Studimi, i publikuar në revistën “Neurology”, zbuloi se njerëzit me grupe gjaku AB, kishin 82% më shumë gjasa të zhvillonin problemet konjitive që mund të çojnë tek sëmundja e demencës.

Dr.Mary Cushman, profesoreshë e hematologjisë në Universitetin e Vermontit, SHBA, e cila drejtoi studimin në fjalë u shpreh:“Studimi ynë shqyrtoi grupet e gjakut dhe rrezikun e dëmtimit të aftësive njohëse. Por disa studime kanë treguar se faktorë të tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, e rrisin rrezikun e dëmtimit konjitiv dhe demencës. Lloji i gjakut, lidhet gjithashtu me gjendje të tjera vaskulare si goditjet në tru, prandaj gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah lidhjet midis problemeve vaskulare dhe shëndetit të trurit”.

Të lidhura

None found

Studimi ndoqi ecurinë e mbi 30.000 njerëzve për rreth 3 vite e gjysmë. Nga këta njerëz, 495 patën probleme me kujtesën dhe të menduarit gjatë kohës së studimit. Ata u krahasuan me 587 njerëz, tek të cilët nuk u vu re asnjë problem njohës. Gjithsesi, ata që kanë grupin e gjakut AB, nuk duhet të shqetësohen pa arsye.

Pasi në krahasim me stilin e jetës dhe efektet mjedisore, ndikimi i grupit të gjakut është relativisht i vogël. Pra ushtrimi i rregullt fizik, të ushqyerit mirë dhe shmangia e pirjes sëduhanit, ka të ngjarë të ketë një efekt pozitiv shumë më të madh, sesa efekti negativ i grupit të gjakut. Po ashtu, studiuesit theksuan se ky është një zbulim paraprak, dhe nuk vërteton se ekziston një lidhje shkakësore.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

53 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

1 hour ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

1 hour ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

1 hour ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago