Categories: lifestyleshëndetësi

Çfarë nënkuptojnë në të vërtetë këto 8 sjellje të çuditshme të fëmijëve?

Për të rriturit shumë nga gjërat që fëmijët bëjnë, mund të duken të çuditshme dhe të pashpjegueshme. Për shembull, mund të pyesni veten se përse fëmija juaj e tund kokën mbi krevat para se të flejë. Por në të vërtetë ekziston një arsye që fëmijët i bëjnë këto gjëra. Dhe mos u shqetëso, nuk është vetëm fëmija yt – shumë fëmijë i bëjnë këto sjellje!

1. Mbajnë frymën

Të lidhura

None found

Gjatë mbajtjes së frymës, fëmija mund të qajë dhe pastaj të ndalojë frymëmarrjen deri në 1 minutë, të bëhet i ngurtë, të kthehet në blu ose gri dhe madje edhe të zbehet për disa minuta. Dhe besojeni apo jo, në të vërtetë nuk është diçka që mund ta kontrollojnë. Këto episode mund të ndodhin, sepse fëmija juaj është i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i tronditur ose ndjen dhimbje. Edhe pse mund të duket e frikshme, zakonisht është e padëmshme dhe këto episode ndalojnë të shfaqen në moshën 4 ose 5 vjeç.

2. Heqin rrobat vazhdimisht

Fëmijët nuk ndihen të turpëruar kur janë të zhveshur. Prandaj nuk është problem që t’i heqin rrobat në çdo kohë, kudo, madje edhe në vende publike. Ata mund ta bëjnë këtë, sepse rrobat janë të pakëndshme ose, sepse ndjehen të nxehtë. Një arsye tjetër është se ata thjesht kanë mësuar ta bëjnë atë vetë, kështu që është një aftësi e re që i bën të ndihen më të pavarur.

3. Pijnë ujin në dush

Fëmijët mund të mos e kuptojnë që uji në dush është i ndryshëm nga uji i pijshëm. Dhe meqenëse luajnë gjatë kohës së dushit, uji është një pjesë e tij, kështu që mund ta konsiderojnë kënaqësi pirjen e tij.

4. Bëjnë zhurmë duke përplasur kokën

Disa fëmijë përplasin kokën tek krevati apo e zhysin atë në jastëk kur flejnë apo edhe në mes të natës. Rreth 15% e fëmijëve e bëjnë atë. Ndërkohë që disa e konsiderojnë këtë si çrregullim, të tjerë besojnë se është një lloj sjelljeje vetë- qetësuese, si thithja e gishtit për shembull. Në çdo rast, zakonisht është e padëmshme dhe zhduket vetë, kështu që nuk nevojitet trajtim.

5. Vendosin gjëra në hundë, veshë dhe sy.

Fëmijëve u pëlqen të eksplorojnë botën. Kështu që kur futin gjëra të vogla në veshë, hundë dhe sy, ata eksperimentojnë me objekte të ndryshme. Ata thjesht duan të shohin se si funksionojnë dhe çfarë mund t’u ndodhë.

6. Ngrënia e sendeve të çuditshme.

Fëmijët mund të hanë pothuajse çdo gjë – nga këpucët, insektet e deri tek papastërtia.

7. Tërheqin flokët e tyre.

Fëmijët nën 2 vjeç mund të rrotullohen ose të tërheqin flokët për t’u qetësuar. Ata gjithashtu mund ta bëjnë këtë, sepse janë të mërzitur. Deri në moshën 3 vjeç, ata mësojnë të vërejnë se si reagojnë prindërit e tyre ndaj veprimit dhe kjo mund të bëhet pjesë e sjelljeve që kërkojnë vëmendje.

8. Dëshirojnë t’u lexoni të njëjtin libër pa pushim

Dëgjimi i një histori që tashmë e dinë mund t’i ndihmojë të ndihen nën kontroll. Dhe ky kontroll u jep një ndjenjë rehatie. Ata e dinë që prindi do t’u lexojë një libër para se të flenë dhe e dinë se si rrjedh historia, kështu që mund të qetësohen dhe të flenë.

të fundit

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

55 seconds ago

BMW Alpina e parë e epokës së re kalon 300 km/h në testime

Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…

1 minute ago

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…

3 minutes ago

Barcelona synon Hincapien për janarin, Deco ka kontaktuar përfaqësuesit e tij

Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…

3 minutes ago

Pas suksesit të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, Obama: Amerikanët kërkojnë bashkim, jo përçarje

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…

9 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…

10 minutes ago