shqiperi

Fëmija juaj shtrihet dhe ulëret në mes të rrugës? Lira Gjika tregon si të veproni

Mjekja pediatre Lira Gjika u ka ardhur në ndihmë shumë prindërve të rinj e familjarëve që kanë një fëmijë të vogël në shtëpi dhe mbase s’kanë gjetur ende mënyrën e duhur si të veprojnë me të. Ajo tregon si duhet të sillesh me një fëmijë nga mosha 2 deri në 5 vjeç, i cili shtrihet në mes të rrugës dhe ulëret me sa ka në kokë. Sipas pediatres, kjo është mënyra e fëmijës për të shprehur emocionet e tij, ndaj s’duhet të ndalohet, qortohet apo goditet për këtë veprim.

“Tantrumet apo të bërtiturat e forta, shtrirjet përdhe në mes të rrugës dhe kudo, jane sjellje normale e fëmijëve 2-5 vjeç. Fëmijët e kësaj grupmoshe, kur janë duke luajtur apo u pëlqen diçka dhe u ndëpritet apo nuk u plotësohet, nuk kanë mekanizma, që të mund ta nderpresin apo kontrollojnë mërzinë që provojnë, kur u ndërpritet kënaqësia.

Të lidhura

None found

Në këto raste të rriturit duhet të ruajnë qetësinë e të mos nervozohen apo të turpërohen, kur janë në rrugë. Këto sjellje, të cilat janë fazë kalimtare e femijës, janë të lidhura me sferën emocionale, e cila po rritet e zhvillohet, por ende femija nuk di ta njohe e menaxhoje.

Jo më kot, në vendet e zhvilluara, fillojnë shumë shpejt t’i emërtojnë situatat emocionale, që të paktën fëmija të mësojë emrin e asaj që ndjen dhe me rritjen, duke i njohur situatat emocionale do të dijë t`i menaxhojë. Në traditën tonë, fëmijët që bërtasin apo shtrihen në tokë, pra që bëjnë tantrum, i trajtojmë shumë keq. Nervozohemi vetë, i bërtasim deri e godasim fëmijën. Një problem tjetër, janë dhe njerëzit e tjerë duke filluar nga gjyshërit, që ndërhyjnë vend e pa vend e deri te njerëzit në rrugë.

Me mendjen e tyre duan të ndihmojnë, por në fakt, i “hedh benzinë zjarrit” dhe situata bëhet e rëndë për të dy palët, prindër dhe fëmijë. Nuk duhet ndërhyrë ndërmjet prindit dhe fëmijës. Ndërhyhet vetëm kur prindi dhunon fizikisht fëmijën, vetëm atëherë nuk meret leje. Kur fëmija bën tantrum, ne fakt po kerkon ndihme, pasi nuk di te dale nga gjendja. Duhet ruajtur qetësia deri sa fëmija të pushojë vetë.

Më pas, mos e etiketoni. Në një moment të dytë, sidomos, kur e çoni fëmijën për te fjetur dhe do të lexoni librin, bëni një lojë të vogël, duke e imituar dhe duke qeshur. Mund ti thuhet me qetësi dhe me humor:- mos u bezdis, se ti kështu bën, po të duash mund ta bësh edhe tani që jemi në shtëpi dhe nuk jemi në rrugë. Fëmija pak nga pak mëson të menaxhojë situatën si dhe, të mos ketë nevojë ta bëjë më.”

të fundit

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

17 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

22 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

8 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

8 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

9 hours ago