Rikthimi në punë pas pushimeve është një prej gjendjeve që psikologët e komentojnë si “të dhimbshme”, madje shpeshherë, jo pak njerëz vuajnë nga disa simptoma, të cilat shoqërohen me dhimbje koke, lodhje, vështirësi në përqëndrim, pagjumësi, gjendje ankthi etj. – të gjitha të shkaktuara nga rikthimi pas pushimeve.
A ka një zgjidhje?
‘Pak pushime pas pushimeve’ është shprehja që shumica prej nesh e përdor me humor, por ekspertët thonë se qëndron vërtet. Të duhen pak pushime pas pushimeve.
Periudha derisa vërtet t’i ktheheni realitetit është e shkurtër, ndaj nuk ka vend për t’u shqetësuar, mjafton të merrni parasysh disa këshilla bazë.
1- Ndryshoni look. Është një mënyrë e mirë për t’u ndier më e freskët pas pushimeve.
2- Siguroni të flini mirë, pasi të keni nisur sërish rutinën.
3- Planifikoni menjëherë një pushim të shkurtër, ndoshta një pasdite me miqtë apo të blini edhe diçka tjetër, ndryshe nga e zakonshmja. Kjo do t’ju ndihmojë që të gjeni ekuilibrin mes pushimeve të gjata dhe rikthimit në punë.
4- Mos nisni me vrull, merrini gjërat me ngadalë. Edhe kjo është një mënyrë e mirë për t’iu rikthyer punës pa drama.
5- Krijo ide të reja dhe mos ki frikë të tregosh punën tënde. Vëre mendjen në punë dhe jepi vetes mundësi për të bërë gjëra të reja, në mënyrë që rutina të mos jetë ajo që ishte para pushimeve. Kështu, puna do të të duket si një fazë e re, e cila, në fund të fundit, është e domosdoshme.
Ditën e sotme më 26 qershor 2025, në orën 13:51 një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, u regjistrua…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta. Presidenti…
Këtë të enjte, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një lajm të trishtë, pasi…
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta tregon…
Këtë të enjte, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra në Kuvend, ku ndryshe…
Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një…