Sherbeti është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep bakllavasë shijen karakteristike.
Festat e fundvitit sjellin përsëri në vëmendje përgatitjen e ëmbëlsirave tradicionale.Mbase më e përhapura është bakllavaja, kjo ëmbëlsirë plot shije.
Si çdo recetë edhe përgatitja e bakllavasë kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin.
None found
Sherbeti është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep bakllavasë shijen karakteristike.Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet.Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj, dhe ngurtësohet.
Madhësia e tavës është më e rëndësishme nga se mendoni
Sigurisht që përzgjedhja e tavës ku do të përgatitet bakllavaja nuk është rastësore.
Madhësia e tavës lidhet me sasinë e përbërësve me të cilët është përgatitur brumi i petave të bakllavasë.Madhësia e tavës gjithashtu ndikon edhe tek trashësia e petave apo shtresave të arrave që duhet të hidhni
Për një tavë rreth 40cm, raporti mes sheqerit dhe ujit për sherbetin, duhet të jetë 2:4, pra dy gota ujë dhe katër sheqer.
Kripa, sekreti kundër ngrirjes së sherbetit
Sherbeti kërkon sheqer, çfarë do atëherë kripa?
Epo, ky produkt ka një aftësi që duhet patjetër tek ruajtja e bakllavasë për një kohë të gjatë.
Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin.
Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer.
Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni tek sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë.
Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.
Sigurisht përgatitja e sherbetit nuk mbetet pas
Fillimisht përzieni sheqerin, kripën, lëkurën e limonit me ujin në një tenxhere.
Vendoseni në zjarr dhe nisni ta përzieni me telin e kuzhinës sa përbërësit të lidhen.
Nëse nuk e përzieni, sheqeri do të ngelet në fund të tenxheres dhe do të digjet, duke e prishur sherbetin tuaj.
Kur sherbet të fillojë të ziejë, ulni flakën e zjarrit tek më e ulëta.
Duhet ta lini të ziejë kështu për 30 minuta. Në këtë mënyrë uji do të avullojë ngadalë dhe pa e prishur ngjyrën e sherbetit.
Kur doni një aromë më të fortë limoni, 10 minuta para se të largoni sherbetin nga zjarri hidhni 2 lugë çaji me lëng limoni.
Nëse e hidhni lëngun e limonit kur sherbetin e keni akoma duke zierë ai do të ngurtësohet.
Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…