Categories: lifestyle

Sekreti i ngjyrës së plazhit, metodat si mund ta ruani sa më gjatë!

Vera e nxehtë është, përfundimisht, periudhë shkëlqimi. Por rrezet e forta, për shumë njerëz mund të jenë të dëmshme për lëkurën, ndaj mbrojtja kundër rrezeve UV është gjithmonë e këshillueshme. Edhe ajo ngjyra e çokollatës, aq e dëshiruar nga të gjithë, për fat të keq nuk qëndron gjithmonë, kështu që, pas ditëve dhe orëve të gjata në diell, kujdesu edhe më shumë që ta ruash ngjyrën sa më gjatë.

Natyrisht, jo të gjitha metodat mund të të ndihmojë ta ruash gjatë ngjyrën e errët, por ajo që duhet të bësh është të zgjedhësh mënyrat natyrale që jo vetëm nuk dëmtojnë lëkurën, por edhe e hidratojnë dhe e ushqejnë atë.

Të lidhura

None found

Përdor çdo ditë kremin pas diellit

Është një detaj i domosdoshëm që nuk duhet harruar asnjëherë, sepse ai të siguron një ngjyrë të bukur, por është edhe zbutës e hidratues pas tharjes së lëkurës dhe tkurrjes së muskujve. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur, lëkura dhe muskujt janë të sforcuar, kështu që produktet kozmetike të darkës ndihmojnë tonifikimin e lëkurës. Vendos një masë të mirë kremi dhe lëkura do ta përthitë menjëherë.

Pastroje lëkurën me scrub

Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra -tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave. Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdor kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme. Në këtë mënyrë nxirja nuk ikën, përkundrazi lëkura duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme.

Përdor vajin e kokosit

Me siguri ke dëgjuar që është një produkt i mirë për të ruajtur ngjyrën e errët, por edhe që ndihmon për ta marrë atë më shpejt? Po, por vaji i kokosit është një produkt shumë i mirë edhe për kohën pas plazhit. Për të pasur rezultate më të mira në ngjyrë, këshillohet që në kremin mbrojtës me SPF 30, të shtosh edhe pak vaj kokosi, por edhe pas ditës në diell, pas dushit, ta lyesh lëkurën me vaj kokosi. Nga tharja, lëkura do ta përthithë menjëherë dhe nuk do të krijojë harta. Gjithashtu, vaji i kokosit është një hidratues dhe ushqyes mjaft i mirë për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral.

të fundit

U zbulua pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë…

2 minutes ago

LSDM: Qytetarët ndodhen në kufirin e varfërisë për shkak të çmimeve të larta

LSDM-ja opozitare akuzon se qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta dhe standardit të…

2 minutes ago

Ernest Muçi, “predha” nga distanca u ndal nga pritja fenomenale e portierit Biglin

Goditja e Ernest Muçit nga distancaKa nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trabzonspor – Eyupspor, e “gozhduar” me shifrat 1…

8 minutes ago

Përfundon “European Defense Tech Hackathon”, shpallen ekipet fituese në Kosovë

Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për…

8 minutes ago

Ushtria gjermane teston në Lituani dronë kamikazë me inteligjencë artificiale, ndërkohë që qindra miliarda euro po investohen në modernizimin e forcave të…

Gjermania po përshpejton modernizimin e ushtrisë dhe po përgatitet për skenarët e luftës së së ardhmes. [...]Read More...

10 minutes ago

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

23 minutes ago