Prindërit kanë ndër detyrat kryesore t’u krijojnë fëmijëve një rutinë të shëndetshme gjumi dhe një ambient të qetë ku të pushojnë.
None found
Si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit, gjumi cilësor i jep trupit dhe trurit mundësinë të rikuperohen pas veprimtarive të ditës. Kur një fëmijë nuk fle mjaftueshëm, mund të bëhet më nervoz, çka mund të shoqërohet me vështirësi në sjellje dhe në shëndetin mendor, përfshirë ankthin. Mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe në rregullimin e urisë dhe oreksit, shkruan Irish Mirror.
Sa gjumë u duhet fëmijëve
Sasia e gjumit që nevojitet ndryshon sipas moshës dhe fazës së zhvillimit. Të porsalindurit nga 0 deri në 4 muaj kanë nevojë për 8 deri në 18 orë gjumë në ditë. Për foshnjat nga 4 deri në 12 muaj, nevoja është 12 deri në 16 orë, duke llogaritur edhe dremitjet gjatë ditës. Fëmijët nga një deri në dy vjeç duhet të flenë 11 deri në 14 orë, ndërsa ata nga tre deri në pesë vjeç, 10 deri në 13 orë në ditë.
Për moshat 6 deri në 12 vjeç rekomandohen 9 deri në 12 orë gjumë. Adoleshentëve nga 13 deri në 18 vjeç u duhen 8 deri në 10 orë çdo natë. Në çdo fazë të jetës, gjumi i mjaftueshëm ndihmon rritjen dhe zhvillimin e duhur, të mësuarit, kujtesën dhe ruajtjen e shëndetit.
Cilësia e gjumit te fëmijët
Megjithëse këto udhëzime janë të qarta, prindërit jo gjithmonë e kanë të lehtë të sigurojnë gjumë të mjaftueshëm për fëmijët; disa prej tyre nuk arrijnë të flenë pa ndërprerje gjatë natës për vite me radhë. Andrea Grace, konsulente e gjumit për fëmijë me më shumë se 25 vjet përvojë, u jep prindërve këshilla për gjumin cilësor të të vegjëlve, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Grace, gjumi cilësor është vendimtar për zhvillimin e fëmijëve: ai ndihmon aftësitë njohëse, zhvillimin e trurit, shëndetin emocional dhe imunitetin, si edhe nxit zakone të shëndetshme të të ngrënit dhe kreativitetin. Ai ka rëndësi edhe për përqendrimin, marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve.
Grace shpjegon se edhe stinët mund t’i ndryshojnë modelet e gjumit. Në dimër, mëngjeset me më pak dritë, ditët më të shkurtra dhe ekspozimi më i madh ndaj dritës artificiale në mbrëmje mund të çrregullojnë sinjalet natyrore që rregullojnë melatoninën, hormonin e gjumit. Si pasojë, mund të ndryshojnë koha dhe cilësia e gjumit, ndërsa fëmijët mund ta kenë më të vështirë të flenë. Ftohjet dhe sëmundjet e tjera, më të shpeshta gjatë dimrit, mund ta ndërpresin përkohësisht gjumin.
Në pranverë dhe verë, nga ana tjetër, ditët më të gjata mund t’ua vështirësojnë disa fëmijëve shkuarjen në shtrat në orarin e zakonshëm.
Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë…
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili…
Autobusët e parë elektrikë dhe miqësorë me mjedisin do të mbërrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Furnizimi është i…
"Disiplina fiskale, menaxhimi efikas i shpenzimeve publike dhe përshpejtimi i reformave strukturore janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe…
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi në Bruksel një takim me rreth 30 përfaqësues diplomatikë…
Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes për energjinë e Bashkimit Evropian, në vlerë totale…