lifestyle

Sa kafe duhet të pini në ditë që të mbroheni nga skleroza

Skleroza e shumëfishtë shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike.

Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit. Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidues është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.

Të lidhura

None found

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza e shumëfishtë. Kërkuesit shkencorë nga Instituti Karolinska në Stokholm, Universiteti Johns Hopkins në Maryland dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, shqyrtuan dy studime: njëri i kryer në Suedi ku u përfshinë mbi 1600 të rritur që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe një grup tjetër me mbi 2 mijë persona që nuk vuanin nga asnjë sëmundje, ndërsa studimi tjetër ishte kryer në SHBA me mbi 1 mijë persona me sklerozë të shumëfishtë dhe mbi 1 mijë të tjerë të shëndetshëm.

Në të dyja studimet njerëzit u pyetën se sa kafe konsumonin në ditë dhe sa kohë kanë që konsumojnë kafe. Studiuesit më pas llogaritën konsumimin e kafes para se të shfaqeshin simptomat e sklerozës së shumëfishtë tek njerëzit me këtë sëmundje krahasuar me grupet e tjera të shëndetshme.

Rezultatet treguan se rreziku ishte më i lartë tek njerëzit që kishin konsumuar më pak kafe në ditë, pasi u morën parasysh edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Tek studimi suedez, konsumimi i kafes është lidhur me uljen e rrezikut për t’u prekur nga skleroza e shumëfishtë si në fillim të shfaqjes së simptomave ashtu edhe pas 5 apo 10 vitesh.

Tek njerëzit që konsumonin më shumë se 900 ml (6 filxhanë të vegjël) kafe në ditë rreziku ishte 28% deri në 30% më i ulët krahasuar me personat që konsumonin shumë pak kafe.

Të njëjta rezultate u arritën edhe në studimin amerikan, ku personat që konsumonin më shumë se 948 ml kafe në ditë ishin 26% deri 31% më pak të rrezikuar për t’ prekur nga skleroza e shumëfishtë.

të fundit

Turisti 46-vjeçar nga Prishtina shpëtohet në Velipojë pasi skafi i mbeti në det për shkak të një defekti

Një 46-vjeçar nga Prishtina ka kaluar momente të vështira në ujërat pranë Velipojës, pasi skafi me të cilin lundronte pësoi…

13 minutes ago

Debat i ashpër për ligjin e përfaqësimit të drejtë, pushteti dhe opozita në përballje për amendamentet

Atmosferë e tensionuar në seancën e Komisionit për Sistem Politik, ku u zhvillua debat për amendamentet e Propozim-ligjit për përfaqësim…

13 minutes ago

Toshkovski calls for cooperation and concrete support to address migration

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua të pranishmëve në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë…

18 minutes ago

Rama insulted the protesters / Bardhi reacts: F*ck you is not a slip of the tongue, but how he wields power

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas frazës ofenduese që kryeministri Rama përdori ndaj protestuesve,…

18 minutes ago

Madrid on alert as a major fire breaks out at the Moeve tower, hundreds evacuated

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga flakë të mëdha, përfshiu këtë pasdite qendrën e biznesit Cuatro Torres në Madrid,…

19 minutes ago

Pas Brexit-it, Britania e Madhe u kthye në një Angli të Vogël që prej dhjetë vitesh negocion me vetveten

Dhjetë vjet nga referendumi historik i 23 qershorit 2016, Britania e Madhe vijon të përballet me pasojat e Brexit-it. Megjithëse…

19 minutes ago