lifestyle

Sa gram kripë mund të konsumojmë në ditë? Shenjat që tregojnë se po e teproni shumë

Kripa është një ndër përbërësit më të përdorur në kuzhinë, e cila u jep një shije tejet të veçantë ushqimeve të gatuara dhe atyre të pagatuara.

Por, e keni pyetur veten se sa kripë konsumoni çdo ditë dhe cila është nevoja ditore për të cilën trupi ka nevojë?

Sipas një studimi të kërkuesve finlandezë të Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien të Helsinkit, abuzimi me kripin mund të dyfishojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sipas udhëzimeve më të fundit dietike, rekomandohet që një person duhet të hajë 2,300 miligramë natriumi (1lugë gjelle) në ditë. Megjithatë, duket nga studimet se se konsumi mesatar ditor është më afër 3,400 miligramë natriumi (rreth 1 dhe 1/3 lugë gjelle).

Konsumimi e tepërt i kripës mund të çojë në probleme serioze shëndetësore

Ënjtje në këmbë: Nëse unazat po ju shtrëngojnë, këmbët i keni të fryra dhe qeset poshtë syve gjithashtu, kjo është një shenjë që tregon se po konsumoni kripë më tepër sesa niveli i lejuar. Duhet të filloni të ndiqni një dietë shumë të kufizuar.

Etje e tepruar: Natriumi në kripë ndihmon balancimin e lëngjeve në trupin tuaj. Kur hani shumë kripë, trupi ka nevojë për më shumë lëngje për të ndihmuar pastrimin e sistemit tuaj në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të mund të funksionojnë siç duhet.

Ndryshime në urine: Si rregull, natriumi në trupin tuaj shkakton ndryshime serioze në urinim që mund të ndodhë për shkak të dy arsyeve:
Konsumimi i shumtë i kripës i bën veshkat të punojnë “jashtë orarit” për ta hequr atë nga trupi. Kjo mund të rezultojë në sëmundjen e veshkave që zakonisht e bën urinimin më të shpeshtë dhe me ngjyrë transparente.
Duke pasur shumë natrium në trupin tuaj mund të kemi si rezultat humbje të lëngjeve që çojnë në dehidratim. Kur ka humbje të konsiderueshme të ujit në trup, prodhimi i urinës zvogëlohet dhe kthehet në ngjyrë të verdhë, e trashë dhe e errët.

Kocka të dobëta

Kur konsumoni shumë kripë, veshkat tuaja nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit në masë të madhe. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët tuaj dhe mund të shkaktojë gjithashtu një zhvillim të osteoporozës.

Dhimbje të vazhdueshme koke
Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

2 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

2 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

3 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

3 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

3 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

3 hours ago