lifestyle

Reflekset të cilat lindin me beben, në rast se foshnja juaj nuk bën këto veprime, ka arsye për t’u shqetësuar

Gjatë ditëve të para pas lindjes, foshnjat fillojnë të mësohen me lirinë e lëvizjes jashtë hapësirave të ngushta të mitrës. Fillimisht, mund të duken sikur ngurrojnë pak, duke parapëlqyer të mbështillen kruspull dhe të jenë ngrohtë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, do të fillojnë të eksplorojnë një sere lëvizjesh.

Në fakt, foshnjat lindin me një sërë refleksesh (lëvizje automatike, të pavullnetshme). Disa nga këto lëvizje, si kthimi i kokës për të shmangur zënien e frymës, duket se janë reagime, që bëhen për t’u mbrojtur. Por disa nga reflekset dobësohen pas kalimit të javëve apo muajve dhe më pas, zhduken plotësisht duke u zëvendësuar me aftësi të reja, që i mësojnë me kalimin e kohës. Bëni kujdes me disa nga reflekset e mëposhtme:

Të lidhura

None found

* Zhvillimi. Ky refleks i nxit foshnjat të kërkojnë burimin e ushqimit, qoftë ky gjiri apo biberoni. Nëse e përkëdhelni lehtë foshnjën te faqja, ajo do të kthehet me gojën e hapur në atë drejtim, gati për të nisur procesin e thithjes.

* Thithja. Kur foshnjës i futet gjiri apo biberoni në gojë, fillon të thithë në mënyrë automatike. Ky refleks e ndihmon jo vetëm të ushqehet, por edhe të qetësohet.

* Dora te goja. Foshnjat do të mundohen ta gjejnë gojën e tyre me dorë. Ky refleks mund të jetë arsyeja pse shumë prej tyre i çojnë duart te gjiri apo shishja e biberonit.

* Të ecurit. Kur i mbani foshnjat hopa dhe këmbët u prekin tokën, ato mund t’i vendosin këmbët para njëra-tjetrës, sikur do të fillojnë të ecin. Refleksi i të ecurit është më i dukshëm pas ditës së katërt dhe zhduket pas rreth dy muajsh. Pjesa dërrmuese e foshnjave nuk mësojnë të ecin pa mbushur thuajse një vit.

* Trembja (refleksi Moro). Kur tremben nga një zhurmë apo lëvizje e papritur, foshnjat mund të zgjasin përpara të dy krahët dhe të fillojnë të qajnë. Këtë gjë mund ta vini re nëse e shtrini foshnjën me një lëvizje të beftë në djep apo në krevat.

* Rrethimi (refleksi tonik i qafës). Po ta ktheni kokën e foshnjës nga njëra anë, ndërsa ajo është e shtrirë me shpinë, do të vëreni pozën klasike që marrin foshnjat, ku njëri krah është i përdredhur dhe i ngritur pas kokës, ndërsa tjetri mbahet drejt dhe shtrihet larg trupit në drejtimin nga është kthyer koka. Madje, foshnja mund ta mbledhë grusht, dorën e krahut të shtrirë.

* Buzëqeshja. Në javët e para të jetës, shumica e buzëqeshjeve të foshnjës së porsalindur janë të pavullnetshme, por nuk do të kalojë shumë kohë kur të fillojë të buzëqeshë, duke reaguar ndaj një personi apo situate të caktuar. Në rast se tregoheni të kujdesshme, mund të vëreni disa nga reflekset e përmendura më sipër, por gjithsesi, mos u shqetësoni nëse nuk arrini t’i vëreni ato. Mjeku pediatër mund t’i analizojë këto reflekse gjatë kontrolleve rutinë. Ju mund t’i inkurajoni lëvizjet e fëmijës, duke lëvizur krahët dhe këmbët e tij në formën e biçikletës, teksa është shtrirë me shpinë. Ose mund ta nxisni që t’ju godasë te duart apo të godasë një lodër që lëshon tinguj.

të fundit

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

2 hours ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

3 hours ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

3 hours ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

3 hours ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

3 hours ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

3 hours ago