Categories: lifestyle

Pse varianti Delta përhapet shumë më shpejt sesa llojet e tjerë të koronavirusit?

Në shumë vende të botës, ka një rritje alarmante me rastet e koronavirusit dhe ekspertët thonë se një faktor kryesor për këtë valë të fundit është varianti Delta.

Varianti po përhapet rreth 55% më shpejt sesa lloji alfa, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ekspertët thonë se “ky version përhapet rreth 50% më shpejt se versioni që filloi të infektojë në fillim njerëzit, në fund të vitit 2019”.

Të lidhura

None found

“Ne duhet ta mendojnë variantin Delta si një version Covid-i me steroide”, tha për CNN, Andy Slavitt, ish-këshilltar i stafit mjekësor të Joe Biden.

Si po përhapet virusi kaq shpejt?

Një studim sugjeron se varianti Delta mund të transmetohet më shpejt se variantet e mëparshme sepse bën më shumë kopje të vetvetes brenda trupave tanë me një shpejtësi më të madhe.

Kur shkencëtarët në Kinë krahasuan dhjetëra raste të deltës me lloje të tjera që nga fillimi i pandemisë, ata zbuluan se pacientët me variant Delta kishin ngarkesa virale që ishin 1,260 herë më të larta.

Mjekët, ndërkohë, bëjnë thirrje që “njerëzit të vaksinohen sa më shpejt”, sepse “kjo është mënyra e vetme, më efektive për të dalë nga kjo pandemi”.

Çfarë duhet të dini tjetër për variantin:

– U identifikua për herë të parë në Indi.

– U bë shumë shpejt varianti dominant, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit atje.

– Shumë shpejt u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky është versioni më ngjitës i virusit që kemi parë gjatë gjithë pandemisë”, tha Ashish Jha, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të universitetit Broën.

– Tani, është përhapur në gjithë SHBA-në dhe përbën 83% të rasteve atje.

të fundit

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

11 minutes ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

29 minutes ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

1 hour ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

2 hours ago

Bellingham dhe Kane i japin Anglisë triumfin ndaj Panamasë, grupin e mbyll në krye

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në…

2 hours ago

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

3 hours ago