lifestyle

Pse ju ndodh shpesh t’i ndjeni këmbët “me miza”? Çfarë të bëni për ta ndaluar

E keni provuar të paktën një herë që, pasi keni qenë në të njëjtën pozicion për një kohë të gjatë, ndjeni se një pjesë e trupit tuaj “bie në gjumë”.

Pastaj, kur përpiqeni të lëvizni, filloni të ndjeni “shpimet” në atë vend. Ndonjëherë bëhet aq e pakëndshme saqë as nuk doni të lëvizni.

Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në tru, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Kjo zakonisht ndihet në duar ose këmbë, por mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit. Ju ndoshta e keni pasur këtë ndjenjë më parë, është sikur një tufë milingonash po zvarriten nëpër atë pjesë të trupit tuaj dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.

Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak. Kjo sepse subjekti zakonisht nuk është i vetëdijshëm kur fillon ndjesia. Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim. Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.

Ndodh shpesh kur rrimë me këmbë të kryqëzuara ose biem në gjumë me njërin krah të palosur poshtë kokës. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh kur ushtrohet presion i qëndrueshëm mbi një nerv. Ndjesia e një gjymtyre të mpirë zakonisht zhduket mjaft shpejt pasi lehtësohet presioni mbi nervin që ishte prekur, duke bërë që gjaku të qarkullojë përsëri.

Në mënyrë që të ndodhë kjo, ju thjesht mund të lëvizni pjesën e mpirë duke bërë stërvitje, duke u shtrirë ose duke e masazhuar atë.

Gradualisht, ndjesia si shpim gjilpërash do të zvogëlohet, derisa të zhduket.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

5 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

5 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

6 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

6 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

6 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

6 hours ago