lifestyle

Pse fëmijët e parë lindin më inteligjentë se të tjerët?

Një studim i kryer nga një grup hulumtuesish gjermanë, zbulon se fëmija i parë i lindur priret të ketë inteligjencë më të lartë.

Sigurisht, të jesh më i madhi nuk është gjithmonë e barabartë me të kesh më së shumti mençuri, por vëllai ose motra më e madhe ka disa përparësi.

Të lidhura

None found

Për shembull, kur prindërit kanë fëmijën e tyre të parë, ata kalojnë më shumë kohë me ta. Vëmendja e pandarë që ata i kushtojnë të lindurit të tyre të parë mund të ndikojë në IQ-në e tyre. Meqenëse prindërit kanë vetëm një fëmijë për t’u kujdesur, ata mund të investojnë më shumë energji dhe përpjekje për ta rritur. Ata mund të kenë më shumë kohë për t’i mësuar fëmijës lexim, shkrim dhe gjëra të tjera edukativo-arsimore.

Gjithashtu, me fëmijën e parë të lindur, prindërit ende po mësojnë “etapat” e rritjes së fëmijëve. Në këtë fazë “eksperimentale”, prindërit duan të bëjnë gjithçka siç duhet, ndaj kënaqin fëmijën e tyre. Pasi ndihen më rehat me prindërimin, ata e lirojnë kontrollin e tyre dhe kanë një qasje më të relaksuar.

Rendi i lindjes jo gjithmonë përcakton inteligjencën, por ky studim zbuloi se fëmijët e lindur të parët kishin IQ pak më të lartë. Studiuesit nga Universiteti i Leipzigut studiuan rendin e lindjeve të 20,000 njerëzve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Studiuesit përcaktuan se fëmijët e lindur të parët kishin mesatarisht një IQ prej 1.5 pikë më të lartë se fëmijët e lindur të dytët. Pra, të qenit fëmija më i madh duket se ka vetëm një ndikim të vogël në inteligjencën. Gjithsesi, rendi i lindjes nuk ndikon në tiparet e personalitetit.

Pra, nëse jeni fëmija i parë në familjen tuaj, duhet ta konsideroni veten me fat. Prindërit tuaj mund të kenë qenë më të ashpër me ju, por kjo ka ndodhur vetëm sepse ata harxhuan kaq shumë kohë për të siguruar suksesin tuaj. Plus, mençuria vjen me moshën, kështu që ju mund ta ndani atë që keni mësuar me vëllezërit e motrat më të vegjël.

të fundit

“Odisea” e Nolanit” dhe e vetmja pyetje që ia vlen të bëhet

Unë zakonisht ç'mendoj për një film që më pëlqen, e shkruaj me 2 rreshta kur dal nga Cineplexx Albania për…

3 minutes ago

VIDEO/ Polemika pas humbjes së Dennis Buzukjas në Serbi, boksieri shqiptar: Hyra për të fituar ose për të vdekur, por më vodhën

Dennis Buzukja dhe Bogdan GradNdonëse pritshmërit ishin të larta për boksierin shqiptar Dennis Buzukja, ai nuk ia doli ndaj rivalit…

4 minutes ago

Ushqimet pikante: çfarë përfitimesh dhe rreziqesh sjellin për organizmin?

Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e shpimit, dhe menjëherë pas kësaj hunda rrjedh,…

10 minutes ago

Videoklipi i ri i Ariana Grandes nxit reagime, fansat debatojnë për pamjen dhe peshën e saj

Ariana Grande ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të videoklipit të këngës së saj të re “Petal”, ku disa…

15 minutes ago

Buzëqeshja e Artetas pas pyetjes për Vinicius Jr nxit aludimet për transferim

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shtuar edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr, pas…

16 minutes ago

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 6 vite burg për trafik narkotikësh

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.…

28 minutes ago