Ju ka ndodhur ndonjëherë ta gjeni veten duke u ankuar gjatë gjithë kohës? Ose të keni pranë dikë që s’bën gjë tjetër veçse ankohet për çfarëdo lloj gjëje, edhe pse mund të jetë në momentin më të mirë të jetës së tij/saj. Në fakt, të ankuarit është pjesë integruese e pjesës më të madhe të jetës së përditshme të të gjithë njerëzve, por pse është kaq e rëndësishme për disa?
Ka dy kategori themelore të ankesave: instrumentale dhe shprehëse. Ankesat instrumentale janë të orinetuara drejt qëllimit, që do të thotë që ne e shprehim me fjalë problemin me shpresën që të sjellë ndryshime. I ankohesh partnerit se sa rrëmujë e ka lënë dhomën e gjumit, sepse shpreson që ai të ofroj ndihmën e tij për ta rregulluar. I thoni menaxherit të hotelit që makina e plehrave ju zgjoi nga gjumi në orën 05:00 të mëngjesit sepse do të donit një dhomë më të mirë.
None found
Ankesat shprehëse kanë një mision ndryshe: I japin mundësinë folësit të nxjerrë atë ç’ka përbrënda. Kur i telefonon një mikeshe për tu ankuar se të tre fëmijët jane me grip në të njëjtën kohë, nuk po kërkon një këshillë mjekësore. Dëshiron vetëm një fjalë të mirë që të qetësohesh psikologjikisht. Edhe kur ankohesh për shoferin që të preu rrugën mund të jetë e shëndetshme, të bën të ndjehesh më mire në momentin që e thua, por këtu është ndryshimi! Disa njerëz abuzojnë me ankesat ekspresive, ankohen vazhdimisht pa interes real në bashkëbisedim, në zgjidhjen e problemeve, apo në lidhjet njerëzore.
Po përse ankohemi kaq shumë?
Ankesat e njerëzve vjen si pasojë e evolucionit nga paraardhësit tanë që qanin kur donin të paralajmëronin një kërcënim ndaj fisit të tyre. Ekspertët thonë se ne gjitarët jemi krijesa qaramane. Ne flasim për gjërat që na shqetësojnë si një mënyrë për të kërkuar ndihmë ose duke kërkuar mbështetës për një kundërsulm.
Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me…
Protestuesit kanë shprehur dhe njëherë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me opozitën e Sali…
Një zjarr i madh shpërtheu në një ndër rafineritë më të madhe të naftës në Indi, duke shkaktuar panik te…
Një golfiste 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në një fushë golfi në Tajlandë, ku aktiviteti sportiv…
Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet një videomesazhi, informoi se sot, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ai dhe…
Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë…