lifestyle

Profesori i Harvardit flet për zbulimet aliene të hershme (FOTO)

Shkencëtarët pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë për herë të parë në histori disa materiale që e kanë origjinën jashtë sistemit tonë diellor.

Sipas Daily Mail, profesori i Harvardit, Avi Loeb thotë se analizat e para të disa fragmenteve metalike të gjetura në Oqeanin Paqësor në qershor, sugjerojnë se ato vijnë nga hapësira ndëryjore.

Të lidhura

None found

Mbetjet erdhën nga një objekt i ngjashëm me një meteor, që u përplas në brigjet e Guinesë së Re Papua në vitin 2014.

Profesori Loeb nuk e përjashton mundësinë që të jenë fragmente të një anije aliene.

Ekipi i tij gjeti rreth 700 sfera të vogla metalike gjatë një ekspedite. 57 prej tyre janë analizuar dhe është zbuluar se nuk përputhen me asnjë material natyral apo të krijuar nga njerëzimi.

“Ky është një zbulim historik sepse përfaqëson herën e parë që njerëzit kanë në dorën e tyre materiale nga një objekt i madh që ka mbërritur në Tokë jashtë sistemit diellor,” tha profesori Loeb të martën.

Analiza e përbërjes së këtyre sferave është kryer nga një ekip gjeokimistësh në laboratorin e universitetit të Harvardit.

Profesori Loeb tha për Daily Mail se kërkimet e ardhshme do i japin përgjigje pyetjes nëse fragmentet janë thjesht pjesë e ndonjë shkëmbi hapësinor apo mbeturna të një teknologjie aliene, që ka lundruar në kozmos për mijëvjeçarë.

“Për momentin ne donim të zbulonim nëse materialet kanë ardhur jashtë sistemit tonë diellor. Suksesi i ekspeditës ilustron rëndësinë e marrjes përsipër të rreziqeve në shkencë, për të zbuluar njohuri të reja”.

Për vite me radhë, profesori i Harvardit pretendon se Toka mund të jetë vizituar nga teknologji ndëryjore.

Në vitin 2017, një objekt ndëryjor i quajtur Oumuamua kaloi në sistemin tonë diellor. Ndërsa shumë shkencëtarë thanë se ky ishte një fenomen natyror, profesori Loeb tha se mund të ishte objekt me origjinë aliene.

Analiza e tij për këtë objekt bëri shumë bujë në qarqet akademike dhe në mediat ndërkombëtare.

të fundit

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

34 minutes ago

Endrick tregon lidhjen e veçantë me Neymarin dhe besimin e madh te Ancelotti

Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…

1 hour ago

Manzambi ndez Botërorin me Zvicrën, Freiburg i rrit fort vlerën në treg

Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…

2 hours ago

Unai Simon shkruan histori në Botëror, thyen rekordet e Zengës dhe Casillas

Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…

2 hours ago

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…

3 hours ago

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…

3 hours ago