Koliti dhe problemet me zorrën e trashë janë ndër sëmundjet më të njohura kohëve të fundit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’, mjeku popull Ylli Merja tregoi shkaktarët që ju çojnë drejt kësaj sëmundje, ku theksoi se rol të madh luan edhe jeta sedentare por edhe ankthi dhe stresi.
Ja shkaktarët që mund të çojnë në kolit sipas specialistit të bimëve medicinale Ylli Merja:
None found
Infeksionet bakteriale që përhapen nga ushqimet ose uji i ndotur, parazitët në zorrë krijojnë skuqje të mukozës në zorrë, myku në organizëm, medikamentet e shpeshta farmaceutikë, sistemi nervor dhe imunitar, jeta sedentare, ushqimet e thata, trashëgimia etj ” u shpreh ai.
Ndërsa shpjegoi edhe shenjat kryesore që ju tregojnë se mund të vuani nga koliti apo irritimi i zorrës së trashës:
Këto shenja janë të vazhdueshme mund të bëhen edhe të përditshme. Shenjat janë fecja fillon merr një ngjyrosje me rrema gjaku. Dhimbje barku të menjëhershme ose kronike. Gazra të shtuara me erë të rëndë, kapsllëk ose diarre, mostretje ushqimi, fryrje barku, anemi, humbje oreksi” tha ai.
Përpos shenjave që mund t’i kuptoni edhe vet është e këshillueshme analizimi laboratorik i tyre për të parë agravimin e sëmundjes. Mjeku popullor këshilloi këto analiza laboratorike
Analizat laboratorike
Gjak komplet (Rritje e leukociteve)
Feçe gjak okult (Gjak në feçe)
Parazitët në feçe
Kolonoskopi
Ndër të tjera theksoi kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale, e cila sipas tij mund të arrihet në një periudhë kohore 45 ditore.
Rreth një muaj e gjysëm duhet të rigjenerojmë zorrën e trashë dhe zorrën e irrituar. Lëvorja e vidhit është shumë e mirë për t’u përdorur në çaj.
Lulja e bishtamithit është e mrekullueshme pasi ka vitaminë k dhe mbyll plagë, dhe brenda dy ditësh nuk ka më feçe të skuqur. Mund të shtojmë pak druna kuq nëse është kaps, pak rigon nëse kemi diarre. Kjo është kura që duhet të pijë njeriu cdo ditë, tre gota në ditë. Më pas vaji i lules së basanit mund të pihet dy lugë çaji një në mëngjes dhe një në mbrëmje për të rregulluar një cik edhe enzimat që unë përmenda më parë. Pas buke mund të përdori propolisin me rigon.
Sipas specialistit Ylli Merja, nëse kura zbatohet me përpikmëri për të paktën një muaj e gjysmë, do të kurojë plotësisht kolitin.
"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…
Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…
Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…
Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…