lifestyle

Përgatitja e ballokumeve perfekte, zonjat nga Elbasani zbulojnë 2 sekretet e recetës tradicionale

Sa herë vjen Dita e Verës, tregjet shqiptare mbushen me Ballokumet e Elbasanit. Shumë zonja vazhdojnë t’i përgatisin vetë në shtëpi, vit pas viti, por sekretet i dinë vetëm ato nga Elbasani.

Këto sekrete i ka treguar Dasha Sejdini.

“Ballokumja dhe revania janë dy ëmbëlsirat e Ditës së Verës. Receta e ballokumes është një recetë që ka ardhur brez pas brezi. Sekreti i ballokumeve qëndron te lënda e parë dhe te kujdesi i masave që bashkohen me njëra-tjetrën, duke e mbyllur me rrahjen e vazhdueshme.

Madje edhe ena në të cilën bëhet procesi i rrahjes do të ishte shumë më mirë nëse është enë bakri dhe luga me të cilën bëhet përzierja të jetë druri dhe e madhe. Ballokumja është dy llojesh: ballokume brumi, që përgatitet me miell gruri dhe pak sheqer dhe tjetra është ballokume sheqeri, që në Elbasan është sinonimi i Ditës së Verës”, ka treguar zonja Dasha.

Përbërësit bazë janë: mielli i misrit, vezët dhe gjalpi.

Një tjetër qytetare elbasanese është edhe Dallandyshe Xhyra, amvisë, edhe thotë se gatimin e ballokumes e ka specialitet. Përveçse gatuan për familjen e saj, ajo këtë recetë tradicionale e ka përdorur edhe për të ndërtuar një biznes familjar ku gatuan dhe tregton ballokume.

“Përgatitja e saj behët në një tenxhere bakri, që është e posaçme vetëm për ballokumet”, rrëfen zonja.
Ajo shpjegon se përbërësit në këtë enë bakri futen sipas radhës, duke i rrahur me lugë druri, gjalpë të tretur, sheqer të shtypur, vezët një e nga një, maja, miell misri dhe finjë. Sipas saj, masa e fituar nga të rrahurit me lugë ndahet në pjesë në formë kokrrash të rrumbullakëta dhe futet në furrë.

“Sekreti për të bërë ballokume sa më të mira është rrahja me dorë dhe pjekja në furrë druri. Në fillim gjalpi bashkohet me sheqerin, derisa treten mirë dhe më pas i hidhen vezët. Mielli shtohet pak nga pak derisa përzihen mirë të 3 përbërësit. Në rast se i gatuan shpeshherë këto ëmbëlsira, edhe me sy kuptohet se kur masa është gati për pjekje. Pastaj më e mira do të ishte që pjekja të bëhej me furrë druri”, tregon ajo.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

6 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

6 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

7 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

7 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

7 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

7 hours ago