lifestyle

Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shkaktojë makthe, thotë një studim i ri

Lëvizja nëpër rrjetet sociale çdo natë para gjumit është më shumë se thjesht një zakon i keq. Të qenit ngjitur pas një ekrani, veçanërisht gjatë natës, përveçse ndikon në cilësinë e gjumit , mund të çojë edhe në makthe. Praktikisht, sa më shumë kohë të kaloni në rrjetet sociale, aq më shumë ka të ngjarë të keni ëndrra të pakëndshme të lidhura me mediat sociale që shkaktojnë stres, ankth dhe shqetësim mendor.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën shkencore BMC Psychology, ai argumenton se ndërsa rrjetet sociale ndërthuren gjithnjë e më shumë me jetën e njerëzve, ndikimi i tyre shtrihet përtej orëve të zgjimit dhe mund të ndikojë në ëndrrat e tyre. Në hulumtim, i referohet një shkalle, e cila mund të përcaktojë sasinë se si mediat sociale mund të kontribuojnë në makth. “Studimi ynë prezanton konceptin e maktheve të lidhura me rrjetet sociale, të cilat përkufizohen si makthe që përfshijnë tema të lidhura me rrjetet sociale, të tilla si ngacmimi kibernetik, urrejtja kibernetike ose varësia,” tha një nga autorët.

Të lidhura

None found

Dhe ndërsa ankthet që lidhen me rritjen e përdorimit të mediave sociale janë relativisht të rralla, ata që përdorin më shumë mediat sociale në jetën e tyre të përditshme kanë më shumë gjasa të kenë ankthe të lidhura me temat e paraqitura në mediat sociale , madje mund të çojnë në depresion. Megjithatë, sipas një studimi tjetër britanik, të publikuar në “Cyberpsychology, Behavior and Social Networking”, njerëzit që ndalojnë përdorimin e rrjetet sociale mund të shohin një përmirësim të ndjeshëm në disponimin e tyre.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Bath, ka marrë në shqyrtim 154 persona të moshës 18 deri në 72 vjeç. Të gjithë përdornin rrjetet sociale çdo ditë, por pas një jave frenim, ata vunë re një reduktim të simptomave të ankthit dhe depresionit . “Përdorimi i mediave sociale është aq i zakonshëm sa që shumë prej nesh e përdorin atë për shumë orë pa menduar, që nga momenti kur zgjohemi deri sa mbyllim sytë gjatë natës”, theksuan autorët e studimit.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago