lifestyle

Paralajmërimi i mjekëve: Vetmia është po aq e rrezikshme sa duhani

Paralajmërimi i mjekëve: Vetmia është po aq e rrezikshme sa duhani

Mjeku i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Vivek Murthy, tha se ky vend po përballet me një epidemi vetmie që është po aq e rrezikshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Të lidhura

None found

Murthy lëshoi një doracak këshillues, i cili bën thirrje që izolimi social të trajtohet seriozisht sikurse obeziteti ose abuzimi me drogën.

Sipas tij, gati gjysma e amerikanëve, nga të gjitha sferat e jetës, mendohet se janë prekur nga vetmia.

Ajo, sipas tij, lidhet me arritje më të ulëta akademike apo performancë më të keqe në punë.

Gjendja është përkeqësuar nga pandemia COVID-19, e cila ka bërë që shumë njerëz t’i zvogëlojnë rrethet e tyre shoqërore, tha Murthy, i cili njëherësh është edhe udhëheqës operacional i Shërbimit të Shëndetit Publik të SHBA-së.

Ai prezantoi, gjithashtu, një kornizë kombëtare për rindërtimin e lidhjeve sociale.

Strategjia e tij ka gjashtë shtylla që përfshijnë përpjekjet për të forcuar infrastrukturën sociale në mesin e komuniteteve.

Ajo thekson edhe nevojën për më shumë transparencë të të dhënave nga firmat e teknologjisë, si dhe për një reformim të mjediseve digjitale.

Sipas doracakut këshillues, vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme për gati 30%, pasi mund të shkaktojë stres te njerëzit, diabet, sulm në zemër apo pagjumësi.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se doracaku është pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës së presidentit Joe Biden për të trajtuar shëndetin mendor.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor në SHBA./ REL/

mjekeve paralajmerimi vetmia duhani

të fundit

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran: E njoh mirë Shqipërinë, ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror…

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur me tone optimiste për njohjen e tij me skuadrën dhe…

4 minutes ago

Martohet motra e Gjestit? Reagon për herë të parë Blerina

Motra e Gjesti, Blerina, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit, pas disa postimeve që ndezën menjëherë…

8 minutes ago

VIDEO/ Mirlinda Karçanaj del nga SPAK, pyetet për përgjegjësitë në AKSHI, avokatja e saj shtyn mikrofonat e gazetarëve: Do flasë kur të dojë…

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qëndruar sot për rreth 30 minuta në SPAK, në zbatim të masës së saj…

28 minutes ago

VIDEO/ Rolando Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Kombëtare që përfaqëson popull me krenari të madhe, dashuri për këtë fanellë

Ditën e sotme, Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e para pas zyrtarizimit në krye…

42 minutes ago

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Më kujtohet dita e parë kur shkela në Shqipëri dhe…

Ditën e sotme, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, të futbollit, Sylvinho në fjalimin e tij të fundit ka falenderuar ekipin dhe…

47 minutes ago

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush e zëvendëson Sylvinhon

Italia mbetet një pikë referimi për FSHF, për Armand Dukën, pasi edhe këtë herë kreu i futbollit shqiptar ka vendosur…

1 hour ago